Sunday, May 5, 2024

(Video) Shkodra mirëpret 180 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës. Blearta Ukëhaxhaj, organizatore e Adriatic Tennis Park, vlerëson masivitetin dhe cilësinë e konkurentëve

Lexo

Falë një kompleksi sportiv modern dhe shumë funksional si Adriatic Tennis Park që ka në dispozicion, Shkodra vazhdon të jetë qyteti mikpritës i aktiviteteve ndërkombëtare në sportin e tenisit. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë kur 180 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, konkuruan në dy turne shumë të rëndësishëm ndërkombëtar.

Në prononcimin e dhënë pas mbylljes së aktivitetit, Blearta Ukëhaxhaj në cilësinë e përfaqësueses së organizatorëve, Adriatic Tennis Park, tha se bëhet fjalë për dy turne të rëndësishëm, Tennis Europe “Shkodra Open 2024” për grupmoshën U12 dhe edicioni i 8-të i turneut “Albanian Boël 2024” i cili u mbajt për 6 grupmosha të ndryshme.

Ndër të tjera, Ukëhaxhaj, shprehet e kënaqur për masivitetin dhe cilësinë e pjesëmarrësve, pasi ditëve të aktivitetit të pranishmit shijuan ndeshje shumë interesante dhe me nivel të lartë cilësor.

Për t’u theksuar është se përpos emocioneve të garës, pjesëmarrësit e këtij aktiviteti patën rastin që të shijonin edhe një guidë turistike të larmishme të qytetit të Shkodrës dhe rajonit përreth, ofruar nga organizatorët e aktivitetit.

Shumë, shpejt, vetëm dy javë më pas, Shkodra do të mirëpresë një tjetër aktivitet të nivelit botëror, duke u bërë kështu qyteti me vemendjen më të madhe të sportit të tenisit, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Rezultatet teknike të Turneut Ndërkombëtar të Tennisit zhvilluar në Shkodër

Fituesit dhe finalistët sipas kategorive:

Girls Singles

Fitues:  Maryia Mikalaichyk

Finalist:  Adema Alseipulova

Boys Singles

Fitues:  Julian Zieba

Finalist:  Lenart Kadriu

Girls Doubles

Fitues: Maryia Mikalaichyk/Raya Petkova

Finalists:  Iris Grosso/Amira Khanipova

Boys Doubles

Fitues:  Temirlan Zhantemirov/Julian Zieba

Finalists:  Andrej Temov/Vasilij Zakoski

…….

RED VAJZAT

Fituese-Helia Hysaj

Finaliste-Alesia Musai

ORANGE VAJZAT

Fituese-Dejla Bajrami

Finaliste-Nikita Pepaj

ORANGE DJEMT

Fitues-Leart Musai

Finalist-Amri Sulejmani

GREEN VAJZAT

Fituese-Lena Raonic

Finaliste-Filimona Radoman

GREEN-DJEMT

Fituese-Jonis Gaba

Finalist-Floid Kaso

U12 VAJZAT

Fituese-Hana Veseli

Finaliste-Anesa Ismajli

U12 DJEMT

Fituese-Morihei Duraku

Finaliste-Heron Ajeti

U14 VAJZAT

Fituese- Learta Muharremi

Finaliste-Anjel Hoxha

U14 Djemt

Fitues-Alex Prifti

Finalist-Arber Dano

U18 VAJZAT

Fituese-Anatereza Guli

Finaliste-Emeli Bilali

U18 DJEMT

Fitues-Salidin Rama

Finalist-Alban Shabani

(Video) Prononcimin e plotë të Blearta Ukëhaxhaj, organizatore e aktivitetit, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img