Monday, April 29, 2024

(Video) Shkodra nderon Agim Tafilin. 12 vite nga ndarja nga jeta e legjendës së çiklizmit shqiptar, organizohet kupa me emrin e tij. Vllaznia kërkon ta mbajë trofeun në Shkodër

Lexo

12 vite nga ndarja nga jeta e parakohshme, ish çiklisti i Vllaznisë dhe kombëtares kuqezi Agim Tafili, do të përkujtohet me një aktivitet tre ditor që do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës, qytet që ai kontribuoi aq shumë në kufjtë e një legjende. Është kjo arsyeja që Bashkia Shkodër ka dhënë mbështetjen e duhur që në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Çiklizmit të organizojë trofeun tradicional në nderim të tij. Trajneri i Vllaznisë Leonat Kola, ish koleg në pedalim me Agim Tafilin, kërkon që trofeu të mbesë në Shkodër.

Kola, bën të ditur se po punon prej kohësh me një brez të talentuar çiklistësh të rinj, mes të cilëve spikasin edhe Bruno Kola dhe Mateo Balaj, çiklistë të cilët për arsye dëmtimi patën një shkëputje nga aktiviteti, por tashmë janë rikthyer në formën e tyre më të mirë sportive duke kërkuar të ecin në gjurmët e Agim Tafilit.

Aktiviteti në fjalë fillon pasditen e së martës me  etapën e  parë me itinerar Fushe Kruje – Harku i Berdices- Mali Kolaj- Torovice- Finish Shkoder me gjatesi 128 km.

Etapa e dyte, është ajo e së merkurës me itinerar Shkodër – Fishte – Gomsiqe – Finish Shkodër me gjatësi 108 km.

Ditën e enjte, në program është që të zhvillohet e tapa e tretë, e cila është e fundit për Kupën “Agim Tafili”. Itinerari i saj është: Shkoder – Rrapsh Stare – Finish Shkoder 101 km e gjatë.

(Video) Ekipi i Vllaznisë me trajner Leonat Kola, gjatë përgatitjeve për Kupën “Agim Tafili.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img