I ndarë nga jeta një ditë më parë në moshën 85-vjeçare, shkodranët kanë përcjellë me shumë respekt në banesën e fundit, Ismet Çuliqin, punonjësin model të Klubit Vllaznia, i cili prej më shumë se 30 vitesh shërbeu pranë këtij institucioni si shofer, një profesion ky e dashuronte shumë, falë edhe traditës së e mirëfilltë në këtë zanat të familjes Çuliqi në vite.
Me profesionalizmin e tij si një mjeshtër i vertetë në këtë profesion, falë kulturës së mirëfilltë qyetare që e karakterizonte, Ismet Çuliqi, shumë shpejt do të bëhej një nga miqtë më të afërt të sportistëve, trajnerëve dhe drejtuesve të Klubit Vllaznia.
Për më të rinjtë dhe të rejat, ai ishte edhe si një prind i dytë, sidomos në udhëtimet e distancave të gjata, ku me ngrohtësinë dhe dashurinë që e karakterizonte, u afronte mbështetjen për çdo gjë që atyre u nevojitej.
Në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit, ishin të shumtë njerëzit e sportit, mes të cilëve Veriu Sport, intervistoi dy prej tyre, mjekun sportiv, ish basketbollistin, Zyhdi Çoba dhe ish futbollistin Sulejman Limani, të cilët vënë në duke vlerat profesionale dhe qytetare që Ismet Çuliqi dispononte.
(Video) Pamjet nga ceremonia e përcjelljes në banesën e fundit të Ismet Çuliqit, si dhe prononcimet e mjekut sportiv Zyhdi Çoba dhe ish futbollistit Sulejman Limani, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


