Saturday, July 27, 2024

(Video) Sot, dita e Vllaznisë. Kuqeblutë më të plotë se kurrë me titullarët. Trajneri Osmani, i kënaqur edhe me një pikë, por dëshiron fitore tre pikëshe

Lexo

Tirana-Vllaznia, takim i vlefshëm për javën e 17-të të Superiores që luhet sot në stadiumin “Selman Stërmasi” duke nisur nga ora 13:30, ka marrë vemendjen maksimale të opinionit spotit. Kryesisht, të dy kampet e tifozërive, bardheblutë vendas dhe kuqeblutë që kanë udhëtuar të shumtë në numër drejt kryeqytetit, pritet ta bëjnë edhe më interesante këtë ndeshje shumë të rëndësishme për të dy skuadrat në fjalë.

Për teknikun e kuqebluve, Qatip Osmani, kjo është klasikja e parë që provon në stolin e Vllaznisë, ndaj përpos emocionëve ka edhe optimizëm që skuadra e tij do të marrë një rezultat pozitiv.

Më së shumtmi, trajneri Osmani, është i kënaqur me kontigjentin që ka në dispozicion, ku për herë të parë nuk ka asnjë futbollist në infermieri. Që do të thotë se do të nxjerrë në fushë titullarët më në formë.

Sa i përket kundërshtarit, edhe pse i mungon futbollisti më i mirë, golashënuesi Florent Hasani, tekniku Osmani, ai e vlerëson Tiranën si një skuadër që ka kontigjent të mjaftueshëm për të bërë më të mirën në fushën e lojës. Por, që gjithësesi, përpos asaj se me një pikë në transfertë është e kënaqshmë, Osmani shpreson dhe kërkon tre të tilla.

Ndër të tjera, tekniku kuqeblu shprehet i kënaqur që në këtë transfertë do të ketë mbështetjen e tifozërisë shkodrane, e cila pritet të jetë e madhe në shakallët e stadiumit, “Selman Stërmasi”.

(Video) Prononcimi i trajnerit kuqeblu, Qatip Osmani, në pragndeshjen, e javës së 17-të, Tirana-Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img