Friday, May 17, 2024

(Video) Surprizon Olsi Rama, vizitë në dhomat e zhveshjes së kuqebluve, uron fitoren e Vllaznisë!

Lexo

Ndeshjen e kthimit gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Partizani, Drejtori i Përgjithshëm i KF Partizani, Olsi Rama, ka preferuar ta ndjekë, jo në tribunën VIP, por në një nga dhomat e katit të katërt të tribunës mediatike të stadiumit “Loro Boriçi” nën shoqërinë e disa miqve të tij.

Pas përfundimit të ndeshjes, ai është parë të shkojë fillimisht në dhomat e zhveshjes të skuadrës së tij, Partizani, ku ka qëndruar për pak minuta.

Më pas, ai ka kaluar në pjesën tjetër të koridorit të “Loro Boriçit” duke u ndalur tek dhomat e zhveshjes së skuadrës kuqeblu, ku nuk ka nguruar të përshëndesë dhe të urojë për fitoren ekipin Vllaznisë dhe stafin e tij.

Një gjë të tillë, drejtori i të kuqve, Osli Rama e ka bërë edhe në prononcimin për mediat, duke e filluar pikërisht me urimin ndaj Vllaznisë.

“Në radhë të parë, urime Vllaznisë! Pas këtyre 120 minutave, mendoi se e meritoi të dilte në finale. Ne u përpoqëm të bënim atë që mund të bënim në këto momente, por nuk ia dolëm mbanë. Prisja më shumë tifozë në Shkodër, në një ditë të bukur si kjo e sotmja. Shpresoj se ndeshjet e tjera t’i kemi edhe më entuziaste dhe më të bukura.”, u shpreh fillimisht Rama.

Ndërkohë, duke analizuar skuadrën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i KF Partizani, Olsi Rama, tha: “Kupa e Shqipërisë është një trofe që ka qënë pak “i mallkuar” për Partizanin në vitet e fundit. Nuk është prioriteti i Partizanit kur fillon një sezon, por është një trofe dhe mundohemi t’i japim rëndësinë e duhur gjithmonë. Arritëm në gjysëmfinale dhe shpresojmë që vitin tjetër të bëjmë më mirë në Kupë”.

(Video: Prononcimi i Drejtorit të Përgjithshëm të KF Partizani, Olsi Rama)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img