Thursday, May 2, 2024

(Video) Atletike-Kupa e Shqipërisë/Tirana për femra dhe Vllaznia për meshkuj fitues ekiporë. Luiza Gega dhe Franko Burraj, atletët më të mirë të aktivitetit

Lexo

Pas Kampionatit Kombëtar të 18 vjeçarëve, si dhe më pas edhe të Kupës së Nderimit të Figurave, kushtuar ish atletëve dhe trajnerëve të shquar të Vllaznisë, Gëzim Mema dhe Vildan Tufi, Kupa e Shqipërisë për të rritur, ishte aktiviteti i tretë radhazi që Federata Shqiptare e Atletikës zhvillon në qytetin e Shkodrës gjatë muajit prill.

Ndonëse me një mot aspak të favorshëm, ku gjatë të gjithë kohës kishte reshje shiu, kjo nuk i ka penguar atletët pjesëmarrës të japin më të mirën e tyre në garat përkatase.

Vemendja më e madhe e kësaj dite ishte përqëndruar tek dy atletët e talentuar, Luiza Gega e Tiranës dha Franko Burraj i Vllaznisë, e para në vrapimin e distancave të gjata dhe i dyti në 200 dhe 400 metra.

Që të dy këto sportistë i mbyllen me sukses garat e tyre duke u bërë fitues të vendeve të para, ndërkohë që edhe në përfundim të aktivitetit, merituan me të drejtë kupat personale si atletët më të mirë të Kupës së Shqipërisë.

Sa i përket konkurimit ekipor, dy ekipet më të mira u shpallën, Tirana për femra dhe Vllaznia për meshkuj, duke merituar edhe trofetë përkatës. Në garën e femrave, rivaliteti më i madh ishte mes Tiranës dhe Skënderbeut që u rendit i dyti, por nëse fitoi Tirana, kjo ishte edhe për meritë të Luiza Gegës dhe trajnerit të saj Taulant Stermasi, rezultatet e cilës e ngriten ekipin bardheblu në kufijtë e fituesit të vendit të parë.

Ndërsa, tek konkurimi i meshkujve, Vllaznia e Shkodrës e drejtuar nga kryetrajneri Albert Marashi dhe kolegët e tij, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj, vazhdon të mos falë duke merituar për mbi 15 vite me radhë të gjithë trofetë e vitit. Krahas pikëve të Franko Burrajt në 200 dhe 400 metra, në suksesin e ekipit kuqeblu kontribuan edhe rezultatet e mira të Leandro Çardakut,  Muhamet Çangelit dhe Kolindo Kirit, fitues të vendeve të para, përkatësisht në 100 metra, kërcim së gjati, trehapësh.

(Video) Pamje nga garat e atletikës, Kupa e Shqipërisë, zhvilluar me 24 prill në Shkodër)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img