Sunday, May 5, 2024

(Video) Trajneri Doçi, premton fitimin e titullit kampion. Futboll Superiore U-17/Vllaznia–Shënkolli, finalja e sezonit

Lexo

Trofeu i titullit kampion për Superligën e futbollit të moshave U-17 sezoni 2021-2022 do të vendoset pasditen e nesërme në finalen,Vllaznia – Shënkolli, takim i cili do të luhet në orën 17:30 të së shtunës në stadiumin e Kamzës. 24 orë përpara kësaj sfide shumë të rëndësishme, trajneri i kuebluve, Edmond Doçi shprehet optimist për suksesin në këtë finale.

Problemet në ndeshjen gjysëmfinale ndaj Internacionalit, bënë që arbitri të nxjerrë dy karton të kuq, mes të cilëve edhe titullarin Marko Guri që Doçi nuk do ta ketë në dispozicion për finalen me Shënkollin. Megjithatë, për njëshin e pankinës kuqeblu, me kontigjenten e bollshëm që ka në skuadër, Vllaznia U-17 do të nxjerrë në fushë njëmbëdhjetëshin më të mirë me objekiv për ta fituar ndeshjen.

Krahas finales për titullin kampion ndaj Shënkollit, pas pak ditësh, Vllaznia do të luajë edhe finalen tjetër të Kupës së Shqipërisë ndaj Durrësit 04, ku edhe aty është i njëjti objektiv, në mënyrë që mbyllja e sezonit për Vllanzinë U-17 që drejtohet nga trajneri Edmond Doçi dhe kolegu i tij, Denis Zmijani të shoqërohet me fitimin e dy trofeve më të rëndësishëm të sezonit.

(Video: Trajneri kuqeblu, Edmond Doçi, flet për pragfinalen e Superligës U-17, Vllaznia-Shënkolli)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img