Vllaznia-Malisheva 2-1(Shënues: Klinti Qato 37’, Emiliano Musta / Laurent Xhylani 4’)
Vllaznia e ka nisur me fitore rrugëtimin në Conference League, duke mundur 2-1 Malishevën në ndeshjen e parë të turit të parë të këtij kompeticioni.

Në takimin e luajtur mbrëmjen e sotme në “Loro Boriçi”, skuadra e Malishevës kaloi në avantazh që në minutën e 3-të me Xhylanin, por shkodranët reaguan mirë dhe rivendosën baraspeshën në minutën e 37-të, kur Qato finalizoi me sukses pas asistit të Rrok Tomës. Fraksioni i parë mbyllet 1-1.
Në fillimin e pjesës së dytë, Malisheva mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Skovgaard, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, Emiljano Musta realizoi një supergol nga goditja e dënimit, duke përmbysur rezultatin në favor të Vllaznisë.
Pas golit të avantazhit Vllaznia administroi lojën me qetësi duke kërkuar edhe golin e tretë ndërsa Malisheva pavarësisht inferioritetit numerik provoi të rrezikonte me kundërsulme.
Megjithatë mbrojtja shkodrane dhe portieri u treguan të vëmendshëm duke mos lejuar surpriza deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit.
Ky sukses i jep Vllaznisë një avantazh të vlefshëm përpara ndeshjes së kthimit e cila do të zhvillohet pas një jave në Kosovë.
Kuqeblutë do të synojnë të mbrojnë epërsinë e krijuar në “Loro Boriçi” dhe të sigurojnë kualifikimin në turin e dytë të UEFA Conference League duke vazhduar rrugëtimin e tyre në arenën europiane.
(Video)Pamje nga ndeshja Vllaznia-Malisheva 2-1(Momentet pikante- UEFA Conferencë League)
Gaspër MARKU


