Lajme të mira për Vllazninë! Musta dhe Marku marrin OK nga FIFA. Teniku Martini projekton 11-shin e parë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Besimi i teknikut Edi Martini në konferencën e shtypit të pragndeshjes me Malisheven për zhbllokimin e merkatos është shoqëruar me lajme të mira për kampin kuqeblu. Mbrojtësi Emiljano Musta dhe sulmuesi Rrok Toma kanë marrë Ok nga FIFA për të qënë gati për Vllazninë ne sfidën e parë të UEFA Conferfencë League.

Në këtë mënyrë, teknikut Martini i është dhënë mundësia të projektojë një formacion më të plotë për duelin e mbrëmjes së sotme.

Në portë pritet të jetë Aron Jukaj ndërsa treshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Erdenis Gurishta Gledjan Pusi dhe Jasmin Celikovic.

Në krahun e djathtë pritet të aktivizohet Edon Murataj në qendër të mesfushës do të luajnë Kristian Dros, Klinti Qato dhe Herald Marku të cilët do të kenë rolin e organizimit të lojës dhe mbështetjes së fazës sulmuese ndërsa në krahun e majtë pritet të aktivizohet Emiljano Musta.

Në repartin ofensiv do të aktivizohen Rrok Toma dhe Bekim Balaj që pritet të formojnë dyshen e sulmit me kapitenin kuqeblu që do të jetë pika kryesore e referimit për Vllazninë.

Jukaj-Gurishta, Pusi, Çelikoviç-Murataj, Dros, Qato, Marku, Musta-Toma, Balaj.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img