Sunday, May 19, 2024

Barazim në Laç. Kurbinasit barazojnë ndaj Tiranës në frymën e fundit

Lexo

Laçi-Tirana  2-2(Shënues: 59′ Najdovski (AU), 90+2′ U. Kordeiro / 18′ Hasani, 45’+2′ Abazaj

Tirana është arritur në frymën e fundit nga skuadra e Laçit, në ndeshjen e javës së 16-të të Superiores duke dhuruar një barazim 2-2. Një rezultat që i shkon më shumë për shtat skuadrës kurbinase, me bardheblutë që shpërdoruan avantazhin e dy golave.

Kryeqytetasit e nisën mjaft mirë sfidën dhe në fraksionin e parë arritën të shënojnë dy herë. Fillimisht ishte Hasani që në minutën e 18-të, pas një gabimi të mbrojtjes vendase, arriti të mposhtë portierin Dajsinani duke kaluar të tijtë në avantazh. Në fundin e pjesës së parë është Abazaj që godet saktësisht duke dyfishuar shifrat.

Megjithatë, në pjesën e dytë skuadra vendase ka arritur të reagojë duke shënuar fillimisht  me anë të Kurtit, gjuajtja e të cilit u devijua nga Najdovski dhe përfundoi në rrjetë pikërisht në minutën e 60-të.

Ndërkohë, në shtesë, kur gjithçka dukej e përfunduar ka ardhur dhe goli i barazimit me protagonist Kordeiro. Mbyllet 2-2, me Tiranën që koleksionon ndeshjen e tretë radhazi pa fitore(dy barazime, një humbje), ndërsa Laçi ngjitet në kuotën e 17 pikëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img