Sunday, May 19, 2024

(Video) Vllaznia e futbollit femra kërkon titullin e 11-të kampion radhazi. Presidenti Lazër Matija, prezanton blerjet e reja, nga Malisheva, Japonia dhe Amerika

Lexo

Problematika që Vllaznia e futbollit femra kaloi pas incidentit të ndodhur në ndeshjen e kampionatit, Tirana-Vllaznia, por edhe ndëshkimi që mori nga Komisioni i Disiplinës për mosparaqitjen në ndeshjen e kthimit të Kupës në Gramsh, duke i shtuar edhe largimin e golashënueses Megi Doçi në kampionatin e futbollit turk, krijuan përshtypjen në opinionin sportiv se skuadra kampione është në “rënie të lirë”.

Por, përgjigjen këtij dyshimi që qarkullonte prej ditësh, në Shkodër dhe sidomos në radhët e kundërshtarëve rivalë të kuqebluve, e ka dhënë vetë presidenti i KFF Vllaznia, Lazër Matija. Një përgjigje që vjen përmes prezantimit të blerjeve të reja, një mesazh indirect, ose, pse për të mos thënë direkt, se në fazën e dytë presim të shikojnë një Vllazni potente dhe të denjë për titullin kampion.

Teksa prezantoi sulmuesen e njohur të klubit kosovar nga Malisheva si dhe të kombëtares së Shqipërisë, Fortesa Berisha që pritet të zëvendësojë kokë më kokë të larguaren Megi Doçi, japonezen Yamada Risa, e para sportiste që vjen nga ky shtet për të luajtur në futbollin e femrave, si dhe portjeren amerikana, Briana Leee, Matija, deklaroi hapur që Vllaznia kërkon titullin e 11-të kampion radhazhi.

Dhe, prova e së vertetës për Vllazninë e re të futbollit të femrave, me tre futbollistet e huaja në formacion, do të jetë ditën e dielë, kur do të ballafaqohet me Partizanin në stadiumin “Loro Boriçi”.

(Video) Prononcimi i presidenetit të KFF Vllaznia, Lazër Matija, gjatë prezantimit të tre futbollisteve të huaja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img