Sunday, April 14, 2024

FSHF Sunday League / Java e 13-të, Pethers Shkodra mund Legjendat 3-0

Lexo

Ka përfunduar java e 13-të e Kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”. Në grupin A, kryesuesit e ATS regjistruan fitoren e radhës, pasi mundën skuadrën e IMMI me rezultatin minimal 1-0.

Ndërsa ndjekësit më të afërt në grupin A, skuadra e Dymbëdhjeta u ndal në një barazim pa gola 0-0 nga skuadra e PRIMO MFC. ATS kryeson renditjen me 32 pikë, ndërsa Dymbëdhjeta ndodhet në vendin e dytë me 29 pikë.

Në ndeshjet e tjera të grupit A, skuadrat e Panthers Shkodër, MD, Raiffeisen Bank, Vatër dhe Ferraj FC fituan në sfidat e tyre. Ndërsa skuadra e Elso e mori fitoren në tavolinë 3-0 ndaj Hidro Alfa.

Në grupin B, Kastriotët fituan kryesfidën e javës ndaj Dajtit me rezultatin 2-0 dhe morën vendin e parë në renditje. Tani Kastriotët kryesojnë me 31 pikë, ndërsa Dajti ndodhet në vendin e dytë me 30 pikë.

Në ndeshjet e tjera të grupit B, skuadrat e Albamer, Antigonean, Al Ar, Ja Ar Plast, FC Parku dhe Big-Bite fituan në sfidat e tyre. Ndërsa skuadra e Jata Market e mori fitoren në tavolinë 3-0 ndaj Roamel.

Më poshtë edhe rezultatet e javës së 13-të të kampionatit të futbollit amator 9×9:

Grupi A

ATS-IMMI  1-0

Legjendat 9×9-Panthers Shkodër 0-3

Dymbëdhjeta-PRIMO MFC 0-0

Elso-Hidro Alfa 3-0

FB Passion-MD 0-3

Raiffeisen Bank-VILA-L 3-2

FC Illyrian Eagles-Vatër 0-4

FC Luminesen-Ferraj FC 1-2

Grupi B

Albamer-Futura Dent 5-1

FC Dajti-Kastriotët  0-2

Gaia Triumph-Antigonean 0-2

FC Confucius-Al Ar 1-3

Ja Ar Plast-Friends Team 4-0

Jata Market-Roamel  3-0

FC Musa-FC Parku 0-2

Big-Bite – North Gate 4-1

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img