Vllaznia e Shkodrës në futboll për femra kërkon titullin e 13-të radhazi kampion. Një gjë të tillë e deklaroi në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri Nikolin Leka, i cili në aspektin personal pret titullin e 11-të kampion në krye të kësaj skuadre.

Skuadra kuqeblu, luan nesër në transfertë përballë Gramshit, gjysmëfinalen e parë të fazës “Final 4” në futboll për femra.
Në prag të kësaj sfide, e cila luhet nesër në Kompleksin Sportiv “FC Dinamo” të kryeqytetit prej orës 15:00, trajneri i kuqebluve Nikolin Leka, shprehet optimist për një rezultat pozitiv, në mënyrë që në ndeshjen e kthimit që zhvillohet pas një jave në Shkodër, kualifikimi në finale të jetë sa më i lehtë.
Për t’u theksuar është se ndryshe nga “Final 4” i meshkujve që përgjysmohen pikët, tek “Final 4” i femrave”, edhe pse Vllaznia ëshë e shkëputur ndjeshëm në krye, këtu zerohen pikët ku favorizohet ekipet rivale.
Çifti tjetër gjysmëfinal i fazës “Final 4” është Teuta– Apolonia, për të cilën trajneri Nikolin Leka nuk ka ndonjë preferencë për kundërshtarin që do të përballet në finale, duke qënë i bindur se kushdo qoftë, Vllaznia do të jetë kampione.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë në futboll femra, Nikolin Leka, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.


