Saturday, July 27, 2024

(Video) Vllaznia-Trajneri Brdariç, kërkon të ndalë Dinamon që të futet në katërshe. Të shtunën, ora 16:00, Vllaznia-Dinamo në “Loro Boriçi”.

Lexo

Pas hapit pozitiv të javës së kaluar me fitoren në transfertë me Egnatian, Vllaznia kërkon trepikëshin e radhës. Pasditen e  së shtunës kuqeblutë presin në “Loro Boriçi” Dinamon në kuadrin e javës së 34-të të kategorisë Abissnet Superiore.

Një ditë para të kësaj sfide shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat, trajneri i kuqebluve Thomas Brdariç doli në konferencë shtypi përpara gazetarëve shkodranë duke bërë të ditur se skuadra është e karikuar për fitore, ndërkohë që paralajmëroi ndryshime në formacionin e kuqebluve.

“Të gjitha ndeshjet janë një sfide e re, jemi të fokusuar 100% të fokusuar ndaj Dinamos por kemi pasur dhe disa ndryshime. Kemi pasur shumë punë për të pasur formacionin e ri për nesër. Më e rëndësishme është të kalojmë këtë situatë dhe të gjejmë formacionin që na shkon dhe mundësitë më të mira për të fituar ndeshjet. Skuadra ka shumë lojtarë të mirë dhe mund të luftojnë për një vend në 11-she. Ata duhet të bindin. Lojtarët që i kam pasur më përpara janë shumë mirë por edhe ata të rinjtë. Deri nesër kemi gati 26 orë për të vendosur me stafin për formacionin, kemi disa opsione. Fatkeqësisht, Stojanoviç do të mungojë dhe i urojmë një kthim sa më të shpejtë. Krymi është 50 me 50, është pak situatë e ështirë pasi ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën, shpresoj mos ta humbasim, por kemi të tjetër që mund ta zëvendësojnë atë. Në fund të ditës rezultati është më i rëndësishëm. Ne do të jemi më aktiv që të mbajmë më shumë topin dhe të shënojmë, jo të mbrohemi. Por do të ruajmë një balancë, po të shohim statistikat Vllaznia nuk ishte shumë e mirë në sulm këto ndeshjet e fundit dhe duhet të punojmë me potencialin që kanë.”, tha Brdariç.

Në vijim, kroato-gjermani i pankinës kuqeblu, foli edhe për kundërshtarin, për të cilin tha se e kanë studiuar si skuadër në tërësi.

“E kemi analizuar Dinamon, gjendja e tyre është e balancuar por ne do të punojmë shumë dhe nëse nuk hyjnë në vendin e katërt është puna jonë. Unë njoh disa lojtarë si Vila, Hoxha dhe Denison. Duhet të fillojmë mirë se kanë lojtarë të mirë që përmenda më parë. Në futboll duhet të kesh fat, por ne jemi ekip i fortë dhe tifozët tanë na duhen nesër. Me zor pres ti shoh nesër në “Loro Boriçi””, u shpreh ndër të tjera njëshi i pankinës kuqeblu.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë, Thomas Brdariç, në pragndeshjen me Dinamon, Superiore-Java e 34-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img