Friday, April 26, 2024

(Video) Vllaznia U-19 është rikthyer tek rezultatet pozitive. Mund Apoloninë 3-1, sërishmi Zaganjori me dygolësh, si dhe Halili

Lexo

Vllaznia U19-Apolonia U-19  3-1

(Shënues: Halili 16’, Zaganjori 39’, 43’/ Lutaj 92’)

Vllaznia: Jukaj, Selmani, Kapllanaj, Repaj, Muhaj, Shimaj, Cungu, Halili, Zaganjori, Hagrepi, kodra.(U aktivizuan: Dodaj, Baçina, Brahimi, Frani). Trajner Edmond Doçi.

Apolonia: Bega, Cakaj, Borova,Begaj, Lutaj, Topi, Kacanolli, Zoga, Tahiraj, Hoxhaj, Aliaj.(U aktivizuan: Trifoni, Dimo, Goga).

Arbitrat: K. Prenga, E. Veseli, E. Burgu, B. Pjetrushi

Pas një luhatje të përkohshme, sidomos gjatë fazës së parë të kampionatit, Vllaznia U-19 duket se është rikthyer tek rezultatet pozitive. Trajneri Edmond Doçi, ai i cili në sezonin e kaluar, fitoi dy trofe me Vllazninë U-17, ka arritur të motivojë skuadrën, e cila gjatë fazës së dytë ka shpalosur një përmirësim të dukshëm në lojra dhe rezultate.

Dëshmi e këtij përmirësimi është edhe fitorja e sotme, e realizuar ndaj Apolonisë, kampione e sezonit të kaluar, të cilën e mundi me rezultatin 3 me 1. Ndeshja e luajtur mesditën e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës është ndjekur prej së afërmi nga dy presidët e klubeve përkatëse, Alban Xhaferi i Vllaznisë dhe Koço Kokëdhima i Apolonisë, klub i cili prej vitesh i kushton një rëndësi të veçantë punës me moshat.

Skuadra kuqeblu doli fituese e të gjithë ndeshjes me rezultatin, 3 me 1. Për fitoren e Vllaznisë, ka menduar Halili, i cili tundi rrjetën e portës kundërshtare në minutën e 16-të duke shfrytëzuar një kros të dhënë nga një goditje standarte. Ndërkohë, më pas, në skenë ka dalë Ersi Zaganjori, talenti i futbollit shkodran, por edhe i ekipit kombëtar të moshave. Zaganjori shënon dy herë radhazi, përkatësisht në minutat 39’, 43’ duke bërë që pjesa e parë mbyllet me fitoren e kuqebluve, 3-0.

Pjesa e dytë është sërishmi nën kontrollin e Vllaznisë, e cila, krahas mbrojtjes së avantazhit, kërcënon edhe për ndonjë gol tjetër. Megjithatë, janë miqtë nga Fieri, të cilët arrijnë të shënojnë në minutën e dytë të shtesës të ndeshjes me anë të Lutajt, gol që vlen vetëm për statistikë.

3 me 1 përfundon e gjithë ndeshja në favor të Vllaznisë, duke bërë që skuadra kuqeblu të vijojë të rritet në klasifikim, ku tashmë është në vendin e katërt me 23 pikë.

(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia U19-Apolonia U19, 3-1, Superliga e moshave-stadiumi “Resit Rusi”)  

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img