Saturday, May 4, 2024

(Video) Vllaznia U21 mund përmes emocioneve Partizanin në gjysëmfinalen e tretë, dhe shkon me meritë në finalen e kampionatit

Lexo

Vllaznia U21-Partizani U21  3-1

(17-25, 25-23, 25-21, 25-22)

Vllaznia: Gilman Talani, Mario Lugaj, Oliver Marku, Mateo Qeseri, Sead Durro, Viktor Bazhdari, Klodian Logu, Endri Brega, Erind Vora, Zaim Halili. Trajner: Endri Jukni, Fatjon Çekini

Partizani: Klajdi Mexhaj, Flavjo Mexhaj, Domenik Bonati, Uesli Shllaku, Ergen Bacova, Xhoi Osmani, Klejdi Elezi, Riza Shima, Inis Hoxha, Klajdi Hoxha, Ralf Bumçi, Keidi Bega. Trajner: Elton Tukseferi, Klodian Kasa

Gjyqtarë: Roland Mujo, Ardit Nurja

Rivalitet dhe emocione ka prodhuar ndeshja e tretë gjysëmfinale e volejbollit meshkuj në mes Vllaznisë U21 dhe Partizanit U21. Pas barazimit 1 me 1 me ndeshje, fitore e Vllaznisë në ndeshjen e parë të luajtur në Shkodër, 3-2, është Partizani që fiton 3-1 në ndeshjen e dytë të luajtur në kryeqytet duke bërë që për të përcaktuar skuadrën që shkon në finale të luhet një ndeshje e tretë.

Sipas rregullores së renditjes së skuadrave, ajo është luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës dhe është fituar nga ekipi i Vllaznisë me rezultatin 3-1 duke bërë që skuadra kuqeblu të kuaLifikohet në finale, aty ku gjen Tiranen si kundërshtar.

Fillimi i gjysëmfinales së tretë ka qënë më i mirë për Partizanin, i cili nën drejtimin e trajnerit Elton Tukseferi, fiton setin e parë  17-25, duke dhënë sinjale se do të vijonte me këtë ritëm edhe në setet e tjerë.

Por, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Endri Jukni, përmirësojnë shumë në setin e dytë, dhe falë edhe një mbështetje të fuqishme nga tifozëria shkodrane, përmes një rivaliteti dhe emocionesh të mëdha, arrin ta fitojë këtë set, 25-23.

Rivaliteti dhe emocionet vijojnë edhe në dy setet e tjerë, të cilët fitohen nga kuqeblutë, i treti 25-21 dhe i katërti 25-22, duke fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 3 me 1. Me ketë fitore, Vllaznia U-21, e dyta në tre ndeshje ndaj Partizanit në gjysëmfinale, kualifikohet me meritë në finalen e kampionatit, ku do të diskutojë titullin kampion me ekipin tjetër finalist, Tiranen.

Për t’u theksuar, është se në harkun kohor të pak ditëve, Vllaznia dhe Partizani janë përballur në tre çifte gjysëmfinaliste të volejbollit. Ndërsa, dy ekipet e rritura, femra dhe meshkuj u eleminuan nga Partizani, ekipi i Vllaznisë U-21, mposhti me tre ndeshje me rezultain 2-1 ekipin e të kuqve, duke ai në finale, me objektiv për të fituar titullin kampion.

(Video) Ndeshja, Vllaznia U21-Partizani U21, 3-1. Kuqeblutë kualifikohen në finale.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img