Friday, May 3, 2024

(Video) Volejboll Meshkuj, Vllaznia kalon provën e pare të Para “Play Off”. Kuqeblutë mundin Studentin 3-2, Kalaja optimist për kualifikimin në gjysëmfinale

Lexo

Vllaznia-Studenti  3-2(21-25, 18-25, 26-24, 25-22, 15-13)

Pas Vllaznisë së volejbollit femra, e cila sfidoi në kryeqytet Barletin duke e mundur 2 me 3, të njëjtën gjë bëri edhe Vllaznia e volejbollit meshkuj, e cila mundi me të njëtin rezultat, 3 me 2 ekipin e Studentit. Të dyja ndeshjet janë për llogari të turit Para “Play Off”, ku pas ndeshjeve të kthimit do të vendoset skuadra që kalon në turin gjysëmfinal Play Off.

Referuar ndeshjes së luajtur mbrëmjen e së mërkurës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, e cila u përcoll në një transmetim të drejtpërdrejtë nga Veriu Sport,  duhet thënë se Vllaznia nuk e nisi aspak mirë, kur në setin e parë mundet me rezultatin 21-25.

Kur pritej që kuqeblutë të reagonin, seti i dytë paraqet një përformacë edhe më të dobët, kur kemi parsysh shifrat e humbura edhe të këtij seti 18-25.

Me avantazhin e dy seteve të parë duket se Studenti po shkonte çuditërisht drejt një fitorejeve të pastër në Shkodër, 0 me 3. Kjo edhe për faktin se edhe gjatë setit të tretë iu krijuan mundësitë të fitonte, por ndërhyrjet e trajnerit kuqeblu Artan Kalaja, bëjnë që Vllaznia të përmirësojë lojën e saj, dhe ndonëse me shumë vështirësi arrin ta fitojë këtë sete me shifrat 26-24.

Fitorja e këtij seti rrit moralin në radhët e skuadrës kuqeblu, e cila kërkon me insistim fitoren edhe në setin e katërt për ta çuar ndeshjen me set final. Por, nga ana tjetër edhe Studenti lufton fort për ta fituar këtë set dhe krejt ndeshjen 1 me 3. Por, fitorja është në anën e Vllaznisë me shifrat 25-22, duke bërë që fitorja e këtij dueli të vendoset me set final.

Shumë rivalitet dhe emocione shoqëruan edhe setin e pestë, me Studentin që e nis më mirë, madje duke ndërruar fushat me avantazhin e tre pikëve. Më pas është Vllaznia që barazon në dy-tre momente rezultatin, si dhe me mbështetjen edhe të tifozërisë e mbyll këtë set me fitoren e ngushtë, 15-13 dhe të gjithë ndeshjen, 3 me 2.

Në prononciminm e dhënë menjëherë pas ndeshjes, trajneri kuqeblu, Artan Kalaja, shfaqi kritika për lojtarët e tij në dy setet e parë, ku edhe Vllaznia i humbi, por vlerësoi përformancën në tre setet e tjerë që u fituan nga ato. Sipas tij, me këtë fitore të ndeshjes së parë, Vllaznia kërkon patjetër fitore edhe në Tiranë për të zyrtarizuar kualifikimin në gjysëmfinalen e Play Off.

(Video) Ndeshja, Vllaznia-Studenti, seti i 3, 4, 5, të plotë me transmetim nga Veriu Sport, si dhe prononcimi pas ndeshjes, i trajnerit Artan Kalaja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img