Thursday, May 2, 2024

(Video) Yjet e futbollit shqiptar, Astrit Hafizi dhe Dashnor Bajaziti nderohen me titullin “AMBASADOR PËR PAQE”

Lexo

Gjatë eventit  të organizuar  me rastin e Festave të fundvitit nga Ambasada e Paqes   Universale,  monitoruar nga gazetari i njohur Defrim Methasani, i cili ishte titulluar “Kartolina e Paqes”, janë vlerësuar me Titullin “AMBASADOR PËR PAQE” mjaft personalitete të mirënjohur dhe ndër më të suksesshmit nga fusha të ndryshme.

Titulli “Ambasador për Paqe” i është dhënë edhe dy yjeve të futbollit shqiptar Astrit Hafizi dhe Dashnor Bajaziti, të cilët kanë shkëlqyer me ekipet e tyre te Vllaznia e Besa, por edhe me Kombẽtaren e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tyre pas marrjes së Titullit “Ambasador për Paqen”, Hafizi e Bajaziti thanë se ky çmim është i veçantë për ta sepse paqja gjithmonë ka zënë dhe do të ketë një vend të rëndësishëm në zemrat e tyre.

Për ne, thanë ata, është privilegj  i madh që t’i bashkohemi rrjetit global të individëve dhe organizatave që punojnë për paqen kudo në Botë . Gjatë gjithë jetës puna e tyre ka qenë e do të jetë në përputhje të plotë me vizionin e Federatës së Paqes Universale”.

Gjithashtu krahas ish futbollistëve Astrit Hafizi e Dashnor Bajaziti me këtë Titull u nderuan edhe 8 personalitete të tjera mes të cilëve këngëtarë, valltarë, mjekë, gazetarë edhe ish Deputeti Bislim Hoti nga Kosova .

“Titulli Ambasador për Paqe u jepet atyre individëve, jeta e të cilëve mishëron parimin e të jetuarit për hir të të tjerëve dhe që i përkushtohen praktikave që promovojnë vlera morale universale, familjen e fortë e të qëndrueshme, bashkëpunimin ndërfetar dhe ndëretnik, harmoninë ndërkombëtare, rinovimin e Kombeve te Bashkuara, median e përgjegjshme dhe vendosjen e një kulture të paqes.

Duke kapërcyer kufijtë raciale, fetare, kombëtare dhe etnike Ambasadorët për Paqen kontribuojnë në përmbushjen e shpresës së të gjitha kohërave, një bote të bashkuar në paqe ku dimensionet fizike dhe shpirtërore të jetës janë në harmoni”.

(Video) Ish futbollistët, Astrit Hafizi dhe Dashnor Bajaziti nderohen “Ambasador të Paqes”  nga Ambasada e Paqes Universale. 

Fatmir POPJA

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img