Thursday, May 2, 2024

(Video) Gazetarët shkodranë në Prishtinë për Kupën “Për ty Mili”…!, në nderim të kolegut të mirënjohur kosovar, Milaim Krasniqi, ndarë nga jeta 1 vit më parë në moshën 52 vjeçare

Lexo

“Për ty Mili”…!, ishte turneu i organizuar në Prishtinë në nderim të gazetarit dhe komentatorit të mirënjohur të RTK-së, Milaim Krasniqi, me rastin e 1 vjetorit të ndarjes para kohe nga jeta në moshën 52 vjeçare.

Organizatori dhe inciatori i këtij aktiviteti, gazetari i TVSH-së, Defrim Methasani, në bashkëpunim me Presidentin e SHGSK Edmond Thaçi kishin të ftuar gazetarë, kolegë dhe miq të Milaim Krasniqit nga Prishtina, Shkupi, Tirana, Ulqini, Tetova, Kumanova, Shkodra, Vlora, Çameria, Gjirokastra, Durrësi, etj.

Pjesë të këtij aktiviteti përkujtimor për nder ish kolegut tonë Krasniqi, ishim edhe ne, një grup gazetarësh nga Shkodra: Gaspër Marku, Admir Uruçi, Klodian Zhivani, si dhe Ferdinand Jaku, president i KFF Juban Danja, njëherazi edhe miq të afërt të të ndjerit Krasniqi.

Pas vizitës përkujtimore ngushëlluese në familjen Krasniqi, si dhe pranë vazerrave ku prehet trupi i pajetë i Milaim Krasniqit duke vendosur kurora me lule, në vijim, në respekt të tij, u zhvillua në pallatin e sportit “Rinia” të Prishtinës, Kupa “Për ty Mili”…!

Në praninë e familjarëve, të afërme, miqve dhe kolegëve të Milaim Krasniqit, autoriteteve vendase dhe të ardhur nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Maili i Zi, etj, me interes u ndoq ndeshja finale e minifutbollit, mes ekipit të Radio Televizionit të Kosovës dhe ekipit të Radio Televizionit të Shqipërisë, ku fitues doli RTK, duke bërë që trofeu të shkonte në institucionin ku punoi dhe shërbeu për shumë vite gazetari i mirënjohur Milaim Krasniqi.

Gjatë ceremonisë përmbyllëse të këtij aktiviteti, në nderim të figurës së mirënjohur të Mialim Krasniqit, iu dorëzuan familjes vlerësime të ndryshme, mes të cilave ishte edhe një Çertifikatë “Mirënjohje” akorduar nga ana e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë “Anton Mazrreku” me qëndër në Shkodër, si dhe shallin kuqeblu, simbolin e KF Vllaznia.

(Video) Turneu “Për ty Mili”…! në nderim të gazetarit të mirënjohur të RTK-së, Milaim Krasniqi, në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Gaspër MARKU    (Prishtinë, dhjetor 2023)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img