Friday, May 3, 2024

Merkato-Shkodrani Rubin Hebaj, pranë firmës në Ligen Superiore të Uzbekistanit

Lexo

Pasi përfundoi kontratën me durrsakët e KF Teuta, sulmuesi shkodran Rubin Hebaj është pranë firmës në Ligën Superiore të Uzbekistanit. Nga sa mësohet, ndërmjetës për këtë transfertë të Hebaj është klubi kuqeblu i Vllaznisë.

Klubi i Futbollit Vllaznia prej kohësh po synon që të krijoj partneritet me Klube Evropiane me qëllimin zhvillimin e projekteve të përbashketa dhe promovimin e lojtarëve të Akademisë së Futbollit Vllaznia. Siç deklaroi pak ditë më parë në emisionin Studio Sport-RTSH Shkodra,  Sekretari i Përgjithshëm i Klubit të Futbollit Vllaznia, Blendi Dibra, klubi kuqeblu është shumë prane zyrtarizimit të marrëveshjes së bashkpunimit me një prej Klubeve të Superligës Turke.

Dhe, pikërisht, ky bashkëpunim mes dy klubeve, duket se nisë me transfertën e futbollistit shkodran, Rubin Hebaj për në kampionatin uzbekistanas. Është vetë, Blendi Dibra, i cili konfirmoi sot se bisedat mes përfaqësuesve të të dy klubeve kanë bërë të mundur transferimin e ish-lojtarit të Vllaznisë, Rubin Hebaj, në Ligën Superiore të Uzbekistanit, ekip i cili po zhvillon fazen përgatitore në Turqi.

Lajmi në fjalë konfirmohet edhe nga vetë futbollisti, Rubin Hebaj, i cili mësohet   të ketë udhëtuar sot drejt Antalias për të firmosur një kontratë dy vjeçare me ekipin Andijan të Ligës Superiore të Uzbekistanit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img