Wednesday, April 24, 2024

(Video)Ada-Klosi, ndeshja e mbijetesës në Kategorinë e Dytë, mbyllet në barazim 2-2. Bien klosjanët, velipojakët në Play Out

Lexo

Ada-Klosi 2-2

(Shënues: Aldo Nika 9’, 73’/ Artion Llaveshi 50′, Orlend Kola 90+2

Ada: Besnik Ndoj, Kledis Hurmi, Brian Ferhati, Mateo Pjetri, Dean Baçina, Rezart Çoku, Ervis Curri, Mikel Keshtejaku, Klaudio Narkaj, Brilant Hasaj, Jozefin Rrasa, Aldo Nika.(U aktivizuan: Elvin Laceja 60’, Endri Haxhija 87’). Trajner: Arbër Shytani    

Klosi: Andis Bara, Ervis Allamani, Rei Dedaj, Flogert Doma, Romeo Gjoka, Ergys Kola, Orlend Kola, Malion Mali, Artjon Llaveshi, Lion Muharremi, Christian Nëosu(U aktivizuan: Kleanth Saliaj, Eridon Shera, Benardo Fika, Roland Uka). Trajner: Hakik Çekiçi

Gjyqtar: Noris Kozmai(Tiranë), V. Zeneli, M. Biti(Lushnje). I katërt: G. Sulko(Lushnje)

Vëzhgues: Agron Kastrati(Shkodër)-Delegat: Skënder Abdyli(Lezhë)

Nas barazim 2 me 2 ka përfunduar ndeshja Ada-Klosi, takim ky i vlefshëm për javën e fundit të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e Dytë, Grupi A.

Sfida e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Adriatik” të Velipojës ishte shumë e rëndësishme për të dy ekipet, pasi bëhej fjalë për mbijetesen në kategorinë e dytë.

Për miqtë nga Klosi, vlente vetëm fitorja për të shkuar në Play Out, ndërkohë që vendasit kishin avantazhin që përpos fitores, edhe me barazim të vazhdonin garën e mbijeteses duke luajtur një ndehsje shtesë në Play Out. Por, ndërkohë, një humbje në shtëpi i zbriste direkt në të tretën.

Ndaj, edhe 90-të minutat e ohës së rregullt, por edhe ato të shtesës u shoqëruan me një luftë të fortë sportive. Velipojakët e drejtuar nga trajneri Arbër Shytani janë të parët që kalojnë në avantazh që në minutën e nëntë me anë të Aldo Nikës. Me avantazhin 1-0 për Adën mbyllet pjesa e parë. Me fillimin e të dytës, janë miqtë nga Klosi që barazojnë në minutën e 50-të me anë të Artjon Llaveshit.

Emocionet e këtij derbi verior për mbijetesen në Kategorinë e Dytë vijojnë në minutat në vazhdim, kur në minutën e 73-të është përsëri Aldo Nika që realizon një supergol përmes një goditje standarte rreth 30-të metër distancë.

2-1 për velipojakët, dhe ndeshja duket se është nën kotrollin e vendasve. Por klosjanët vazhdojnë të këmbëngulin duke ndërmarrë disa sulme të rrezikshme në portën e Adës, por veterani 40-të vjeçar i portës velipojake, Besnik Ndoj është barrikadë e pakalueshme.

Megjithatë, në minutën e dytë shtesë, atë 90+2, një goditje dënimi pranë zonës së rreptësisë së Adës shkon në zonë, aty ku Orlend Kola e çon topin në rrjetë.

2-2, por nuk ka më kohë, sepse sapo vendoset topi në mesin e fusës vjen vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit të kolegjumit të Tiranës, Noris Kozmai që mbyllë të gjithë ndeshjen.

Me këtë rezultat, Ada vazhdon garën e mbijetesën duke u ndeshur në Play Out me Gramozin, ndërkohë që Klosi e mbyllë këtu duke zbritur në Kategorinë e Tretë.

Gaspër MARKU

(Video: Pamje nga ndeshja, Ada-Klosi 2-2)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img