Saturday, July 27, 2024

(Video)Erzeni-Vllaznia, përballja e parë në javën e parë të kampionatit. Hidhet shorti për Abissnet Superiore 2022/23. Kuqeblutë e nisin në transfertë me ekipin debutues

Lexo

Erzeni-Vllaznia, ky është verdikti i shortit të hedhur sot në mjediset e e stadiumit “Air Albania” nga Federata Shqiptare e Futbollit për Kampionatin Kombëtar “Abissnet Superiore” do të nisë edicionin e 84-t futbollistik në datën 20-t të muajit gusht. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mirel Josa, ndërsa vijojnë përgatitjet për ndeshjet e Konferencë League, kanë mësuar se në javën e parë të kampionatit do të udhëtojnë për në Shijak për t’u ballafaquar me skuadrën debutuese të Superiores së futbollit shqiptar. Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e klubeve të Abissnet Superiore, përfaqësues të medias shqiptare, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku si edhe shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani.

Përpara se të hidhej shorti, Sekretari i Përgjithshëm ritheksoi për të gjithë të pranishmit se ky edicion i ri do të nisë nga 20 gushti. “Për shkak të Kampionatit Botëror, kampionati do të nisë më 20 gusht dhe do të ndërpritet në javën e 13-të të Abissnet Superiore dhe do të rifillojë më 7 dhjetor, kur do të luhet edhe Superkupa. Vitin e kaluar implementuam edhe sistemin VAR, që ka dhënë fryte dhe rezultate pozitive. Shpresojmë që edhe ky edicion të jetë akoma edhe më rezultativ” – tha Shulku në fjalën e tij.

KF Tirana dhe KF Partizani do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre në stadiumin “Air Albania”, ndërsa edhe Klub Futboll Erzeni do të luajë në të njëjtin stadium me KF Teutën, “Niko Dovana.

10 ekipet kanë mësuar kundërshtarët e tyre për 36 javët e këtij edicioni, teksa që në javën e parë premtohen emocione.

Java e parë e kampionatit “Abissnet Superiore”, 20 gusht 2022:

KF Partizani –  KF Egnatia

KF Laçi – KF Teuta

FK Kukësi – KF Tirana

KF Bylis – KS Kastrioti

KF Erzeni – KF Vllaznia

Ndryshe nga edicionet e kaluara për shkak të finaleve të Kampionatit Botëror “Katar 2022” dhe ngjeshjes së kalendarit të UEFA-s për ndeshjet eliminatore të Champions League dhe UEFA Conference League, kampionati “Abissnet Superiore” do të nisë më 20 gusht dhe do të ndërpritet më 14 nëntor, për t’u rikthyer sërish më 28 dhjetor.

Pushimet dimërore nuk do të zgjasin shumë për skuadrat, që do të rinisin garën më 14 janar 2023 dhe nuk do të ketë më ndërprerje të gjata, me përjashtim të datave kur do të luhen ndeshjet e Kombëtares. Java 36-të dhe e fundit e kampionatit do të luhet më 24 maj 2023.

Më poshtë edhe kalendari i plotë me të gjitha sfidat:

Kalendari i ndeshjeve te Abissnet Superiore 22-23

(Video-Shorti i Abissnet Superiore, hedhur në “Air Albania”)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img