Sunday, May 19, 2024

(Video) Sebastjan Spahiu, shkodrani që shkëlqeu në fitoren dhe kualifikimin e Laçit ndaj malazezëve të Iskrës

Lexo

Laçi fitoi me rezultatin 0-1 ndaj malazezëve të Iskrës mbrëmjen e së enjtes duke u kualifikuar për në turin e dytë të Cnferencë League. Krahas pjesëtarëve të tjerë të kampit kurbinas, ndër më të spikaturit në fushën e lojës ishte edhe numri 49 Sebastjan Spahiu.

I qetë, me një lëvizshmëri të kënaqshme në të gjithë sektorët e fushës, plot teknikë dhe horizont në veprimet me topin, Spahiu ishte shqetësimi kryesor për skuadrën kundërshtare.

Ishte kjo arsyeja, që gjatë ndeshjes dhe në përfundim të saj, ai mori vlerësime shumë pozitive nga publiku dhe sidomos specialistët e futbollit të pranishëm në stadiumin DG Arena të Podgoricës.

Nga sa mësuam, 23 vjeçari Spahiu, i lindur dhe rritur në Belgjikë është me origjinë në Shtoji i Shkodrës, ndaj kualifikimi i Laçit në turin ne dytë të Conferencë League, e ka brenda një pjesë Shkodër.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për Veriu Sport, Spahiu falenderon trajnerin Duro për besimin që po i jep për të qënë titullar në fushën e lojës, por pa harruar edhe ish futbollistin dhe ish trajnerin e Vllaznisë dhe të Laçit, Ylber Zani, i cili bëri të mundur ardhjen e tij te Laçi.

Edhe pse akoma nuk është në 100 përqindëshin e tij të aspektit fizik, shprehet i kënaqur me atë që po jep në shërbim të skuadrës dhe beson se në të ardhmen niveli i tij sportive do të vijë në një rritje akoma më të madhe.

I pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me Vllazninë, Sebastjani ndjehet krenar që është shkodran, dhe si kushdo tjetër e pëlqen të jetë pjesë e këtij klubi, por tashmë është i përqëndruar tek Laçi ku ka një kontratë 2 vjeçare me të drejtë rinovimi.

Intervistën me futbollistin e Laçit, shkodranin Sebastjan Spahiu mund ta ndiqni të  plotë në portalin Veriu Sport.

Gaspër MARKU

(Video-Intervista me futbollistin e Laçit, Sebastjan Spahiu)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img