Thursday, April 25, 2024

(Video)Futboll Femra-Vllazni e pamposhtur, mund Lushnjën në transfertë. Supergol i Megi Doçit. Kuqeblutë kryesojnë kampoionatin me 36 pikë të plota dhe me golaverazh, 85-0

Lexo

Lushnja-Vllaznia  0-5

(Shënuese: Megi Doçi 11’, 23’, 26’, Borçi 18’, Gjini 65’)

Lushnja: Xhekaj, Rrasa, Nezha, Sina, Puka, Buba, Bali, Tashi, Shili, Kërçuku, Muhaj.(U aktivizua: Topi)

Vllaznia: Synaj, Vuksani, Aliaj, Mustafaj, Doçi, Franja, Gjini,  Borci, Gjergji,  Vruçaj, Kodra.(U aktivizua: Shporaj). Trajner: Nikolin Leka.

Arbitrat: M. Çemeri, B. Xhaja, E. Shpata, F. Behari, E. Gjyla                            

Vllaznia në futboll për femra vazhdon rekordet e saj. Në javën e 12-të të Kampionatit Kombëtar, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka, ka qënë mysafire në qytetin e Lushnjës duke u ndeshur në stadiumin “Roza Haxhiu” me ekipin  vendas.

0 me 5 në favor të Vllaznisë ka përfunduar kjo ndeshje, ku për skuadrën kuqeblu, golat u shënuan, 3 nga Megi Doçi, dhe 1 nga Borçi dhe Gjini. Ndër to, për t’u veçuar, është supergoli i shënuar nga Megi Doçi, pamjet e të cilit shoqërojnë shkrimin.

Me këto tre pikë të transfertës së Lushnjes, Vllaznia shkon në kuotën e 36 pikëve të plota në 12 ndeshje të luajtuara. Që do të thotë se rekordi i skuadrës kuqeblu vijon të thellohet, jo vetëm 12 ndeshje-12 fitore, por edhe në golaverazhin superpozitiv, 85 me 0.

Një ecuri kjo jashtëzakonisht pozitive për Vllazninë, e cila me diferencën e krijuar në raport me skuadrat kundërshtare, fitimin e titullit kampion, i dhjeti për nga radha, e ka thjesht një formalitet.

(Video) Supergoli i shënuar nga futbollistja shkodrane, Megi Doçi, në ndeshjen, Lushnja-Vllaznia 0-5.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img