Friday, April 19, 2024

(Video)Penalltia e Vllaznisë, moviola e Pregjës në “Skaner” MCN: Mbajtja është e dukshme, jepet 11-metërsh

Lexo

Bujar Pregja, specialist moviola, në emisionin “Skaner” në MCN TV, analizoi penalltinë e Vllaznisë ndaj Tiranës.

Sipas Pregjës, mbajtja është e dukshme, ndërsa shtoi se jepet 11-metërsh, duke pranuar vendimin e Jorgjit.

Ndeshja nuk ka pasur probleme të tjera, përveç penalltisë. Brenda zonës ka një kontakt mes Behiratche dhe Balajt. Mbrojtësi vendos dorën në shpatullën e sulmuesit dhe nuk e lë që të luftojë për topin.

Dora e Behiratche duket qartë që e mban sulmuesin dhe nuk e lë që të kërcejë. E kap apo jo topin, është tjetër gjë. Mbajtja është e dukshme. Mendoj se jepet penallti. Behiratche nuk tenton të luajë me topin.

(Video) Debati në “Skaner” MCN në mes specialistit të gjykimit, Bujar Pregja dhe analistit të futbollit, Sulejman Starova, për penalltinë e dhënë në favor të kuqebluve, Vllaznia-Tirana 1-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img