Friday, April 26, 2024

Presidenti Alban Xhaferi, përgëzon qytetarët shkodranë për solidaritetin dhe kontributin e dhënë përmes biletës në stadium për tërmetin tragjik në Turqi dhe Siri!

Lexo

Dy ditë më parë, përmes një njoftimi publik në rrjetet sociale, Presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, i bëri thirrje tifozerisë së zjarrtë shkodrane, që ta mbeshtëse ekipin e zemrës kuqeblu në klasiken e futbollit shqiptar për një pjesëmarrje sa më të madhe në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. Ndërkohë, që deklaroi se që të gjithë të ardhurat që do të vijnë nga organizimi i ndeshjes me Tiranën do të shkojnë si kontribut për ndihma për tërmetin.

…dy ditë më parë

SOLIDARIZIM

Klubi futbollit Vllaznia, presidenti Alban Xhaferi, i bën thirrje gjithë tifozerisë së zjarrtë kuq e blu, që ta mbeshtëse ekipin e zemrës ne klasiken e futbollit shqiptar që do të luhet te dielën në orën 16.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Meqenëse tragjedia e tërmetit ne zonat ndërmjet Turqisë dhe Sirisë ka prekur thellë zemrat e gjithësecilit prej nesh, ka vendosur që të gjithë të ardhurat që do të vijnë nga organizimi i ndeshjes me Tiranën do të shkojnë si kontribut për ndihma për tërmetin .

Lutjet tona shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie dhe shpresojmë në rikuperimin sa me të shpejtë të të dëmtuarve.

Eja dhe ti për të mbështetur skuadrën e zemrës dhe për të kontribuar sadopak në këtë tragjedi të jashtzakonshme njerëzore!

Ndërkohë, pas ndeshjes Vllaznia-Tirana, e cila u mbyllë me fitoren e kuqebluve 1-0, nën shoqërinë dhe mbështetjen e mbi pesë mijë tifozëve kuqeblu në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”, njëshi i klubit kuqeblu, Alban Xhaferi, i kënaqur për pjesëmarrjen e tifozëve në stadium dhe fitoren, përmes një postimi tjetër publik, kërkon të përcjellë falenderimet e rastit.

Pas ndeshjes, Vllaznia-Tirana…

Dua të përgëzoj të gjithë qytetarët shkodranë që sot kanë shprehur një shenjë të jashtëzakonshme solidariteti

Shkodra është djepi i kulturës dhe qytetërimit, dhe sot e ka dëshmuar këtë gjë për vlerat e veçanta që ka, dhe ju falenderoj gjithsecilin për pjesëmarrjen fantastike

Ka edhe nga ato që nuk kanë pasur mundësi që të jenë prezent në stadium, por ndermjet blerjes së një biletë, kanë dhënë kontributin e tyre për tërmetin tragjik në Turqi dhe Siri. Zoti jua shpërbleftë me te mira

Ecim përpara drejt objektivave tonë dhe faleminderit djemve, stafit për këtë fitore të mrekullueshme që na dhuruan!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img