Wednesday, May 1, 2024

(Video)Përcillet për në banesen e fundit kampioni i notit TefE Shestani. Dy vëllezërit e tij bashkëkohës kampion, Marku dhe Zeka, kujtojnë vitet e bashkëpunimit në sport

Lexo

I ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare ish kampioni dhe rekordmeni i notit shkodran dhe atij shqiptar, Tefe Shestani është përcjellë me respekt për në banesën e fundit. Amatorët e sportit të notit kujtojnë me shumë respekt kohën kur TefE  Shestani garonte për Vllazninë, Partizanin dhe kombëtaren e Shqipërisë.

E veçanta e TefE Shestanit ka të bëjë me atë që ai është pjesë e një familje shumë të spikatur të sporteve të ujit, ku katër vëllezërit Shestani si dhe motra e tyre Anjeza kanë arritur të fitojnë mbi 100 tituj kampion, pa llogaritur këtu rekordet kombëtare të vendosura prej tyre.

Ndarja nga jeta e Tefe Shestanit është një humbje e madhe për të gjithë komunitetin e notit shkodran dhe në rang kombëtar, dhe më së shumti edhe për familjen Shestani. Dy vëllëzerit e tij, Mark dhe Zek Shestani kujtojnë vitet kur shpalleshin kampionë duke pasur si udhëheqës Tefën, më i madhi nga vëllezërit Shestani.

(Video) Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të ish kampionit të sportit të notit, Tefe Shestani, si dhe kujtimet e dy vëllezërve të tij sportistë, Mark dhe Zeke Shestani, edhe ato kampionë dhe rekordmenë të sportit të notit)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img