Saturday, November 23, 2024

Vllaznia e dënuar edhe nga gjyqtari

Lexo

Vllaznia u eleminua nga Linfield në fazën e parë të UEFA Conference League duke i dhënë lamtumirën sezonit europian por në Shkodër e duartrokasin skuadrën e tyre. Tifozët panë në fushë një skuadër me zemër e cila luftoi deri në fund madje edhe me vendimet e dyshimta të arbitrit që e kushtëzuan jo pak drejtimin e sfidës.

Në disa raste, azeri Rauf Jabarov mbajti dukshëm anën e skuadrës mike duke e favorizuar dhe jo pak madje. Në fundin e pjesës së parë ai akordoi vetëm 1 minutë shtesë ndërkohë që skuadrat u ndalën minimalisht 2 apo 3 minuta për t’u freskuar por episodet që ndikuan drejtëpëdrejtë në fatet e sfidës u regjistruan në pjesën e dytë.

Në minutën e 68-të, një harkim i rrezikshëm për Balajn pa protagonist bomberin që u rrëzua por për Jabarov nuk ishin kushtet për 11 metërsh ndërsa 10 minuta më pas ai shkoi edhe më tej duke ndëshkuar me të verdhë Dodev për protesta edhe pse prekja me dorë ishte e dukshme dhe 11-metërshi i detyruar.

Një gol i mundshëm në këtë moment do ta kishte çuar ndeshjen minimalisht në kohën shtesë, por ka edhe më shumë. 2 minuta nga fundi, Mala u ndal në mënyrë të parregullt në zonën e irlandezo-veriorëve të cilët fërkuan sërish duart nga paqartësia me të cilën vlerësoi situatën kryesori nga Azerbajxhani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img