Friday, May 3, 2024

Vllaznia e femrave triumfon në ‘Loro Boriçi’ dhe kalon në fazën e dytë kualifikuese të Champions

Lexo

VLLAZNIA 4-2 HAJVALIA (Berisha 16′, 90+1′, Gjini 44′, Bashka 61′ / Misini 34′, Mahmuti 68′)

Vllaznia e femrave është kualifikuar për në fazën tjetër të kualifikueseve të Champions League. Vajzat kuqeblu triumfuan 4-2 ndaj Hajvalisë, në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”. Kjo përballje i takoi grupit të 7-të të raundit të parë kualifikues.

Të parat që shënuan ishin të besuarat e trajnerit Lika me anë të Berishës në minutën 16-të, pas super asistit të Megi Doçit. Reagimi i kampioneve të Kosovës erdhi në minutën e 34-të, me anë të Misinit e cila vendosi ekuilibrat në 1-1. Por vajzat shkodrane nuk lejuan që pjesa e parë të mbyllej në barazim. Ishte Lucie Gjini ajo e cila shënoi golin e epërsisë për Vllazninë në minutin e 44-të.

Pjesa e dytë nisi me një gol fantastik nga Bashka në minutën e 60-të. Hajvalia nuk u dorëzua teksa Mahmuti pas 8 minutash shënoir dhe u përpoq të rihapte sfidën, por në minutat e fundit, ishte sërish Berisha ajo që i dha golin e katërt dhe vulosi fitoren kuqebluve.

Kështu, në turin tjetër kualifikues Vllaznia do të përballet me vajzat islandeze të Valur dhe nëse do të arrijë të kalojë do të shkojë në fazën “play off”, ku do tentojë të përsërisë historinë e një viti më parë. Ndërsa, Hajvalia pas kësaj humbjeje do të luajë ndeshjen për vendin e tretë, ku do të përballet me ekipin nga Turqia, Fomget Gençlik. Ekipi turk u mposht në gjysmëfinale nga Valuri i Islandës 2:1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img