Thursday, April 25, 2024

Vllaznia e volejbollit femra në ekranin e RTSH Shkodra. Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes dy palëve për transmetimin e ndeshjeve të Kampionatit Kombëtar

Lexo

Për sezonin e ri sportiv 2021-2022, Vllaznia e volejbollit të femrave do të jetë pjesë e ekranit të RTSH Shkodra. Një gjë e tillë është bërë e mundur, bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit nënshkruar ndërmjet Qëndrës Vendore Audiovizive, Radio Shkodra, përfaqësuar nga Z. Ergys Kavaja dhe Shoqatës së Shkodrës Vllaznia Voleyball, përfaqësuar nga Z. Florian Zekja.

Qëllimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi, është transmetimi i ndeshjeve të Volejbollit të Femrave, të ekipit Vllaznia gjatë gjithë kampionatit kombëtarë.

Referuar marrëveshjes në fjalë, RTSH Shkodra, ka të drejtën ekskluzive të transmetimit të ndeshjeve të ekipit Vllaznia për Femra, në kampionatin kombëtar për ndeshjet që zhvillohen në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”  të Shkodrës.

“Shoqata e Shkodrës Vllaznia Volleyball, i jep të drejtën RTSH Shkodra, të transmetojë të plotë në kanalin RTSH Shkodra, ndeshjet e kampionatit kombëtarë të Volejbollit të Femrave.”, citohet në marrëveshjen në fjalë nënshkruar në mes palëve.

Zbatimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi fillon që këtë të premte, me ndeshjen startuese të Kampionatit Kombëtar të volejbollit të femrave, Vllaznia-Barleti Volej që luhet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës duke filluar nga ora 16.00. Ndeshje e cila vjen për publikun shkodran dhe më gjërë në kanalin e RTSH Shkodra përmes transmetimit të plotë të gjithë takimit.

Suksese Vllaznisë së volejbollit të femrave, fitore në javën e parë ndaj Barletit Volej dhe në vazhdimësi gjatë të gjithë kampionatit, për të bërë realitet objektivin e marrë, fitimin e titullit kampion!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img