Wednesday, May 8, 2024

Vllaznia-Erzeni, të shtunën, ora 16:45, java e 10-të e Superiores. Klubi kuqeblu nxjerr në treg biletat

Lexo

Të shtunën , duke filluar nga ora 16:45, luhet në stadiumin “Loro Boriçi” ndeshja e javës së dhjetë të kategorisë Superiore, Vllaznia-Erzeni. Ndërkohë, që skuadra kuqeblu nën drejtimin e teknikut Mirel Josa po mbyll përgatitjet për këtë sfidë, KF Vllaznia ka nxjerrë në treg biletat për këtë ndeshje. Përmes njoftimit zyrtar, bëhen të ditura detaje për oraret, vendet e shitjes dhe çimet e tyre.

NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e Enjte, 27 Tetor 2022, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen e futbollit VLLAZNIA – ERZENI, e vlefshme për javën e 10-të të Abissnet Superiore!

Ndeshja do të luhet, ditën e Shtunë, dt. 29 Tetor 2022, ora 16.45 në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër.

Ditët dhe oraret dhe pikat e shitjes së biletave për këtë takim janë:

– Biletaria e Stadiumit:

Enjte, 27 Tetor 2022

  • Ora 14.00 – 18.00

Premte, dt. 28 dhe Shtunë dt. 29 Tetator 2022

  • Ora 10.00 – 18.00

– Tek dyqanit UNIVERSAL në adresën: Rruga Qemal Draçini, Tek Pallati “Exalco”

o Çdo ditë, Ora 10.00 – 20.00

Gjithashtu, për tifozët që duan të blejnë bileta në tribunat VIP, A dhe B, ditën e ndeshjes, do funksionojë edhe një pikë shitje shtësë, para hyrjes kryesore të stadiumit.

Ju njoftojmë se për këtë sezon, përpos pikës së zakonshme në sportelet pranë stadiumit, biletat do të shiten edhe:

  1. Në Shkodër:

– Tek Market VLLAZNIA, në adresën: Tek kryqëzimi i Stacionit të Trenit, përballë, Karburant Bolv-Oil.

  1. Në Koplik:

– Tek VODAFONE SHOP, në Qendër të qytetit të Koplikut.

  1. ONLINE

– Duke filluar nga dita e Mërkure, dt, 26 Tetor 2022, në linkun:

https://tickets.paysera.com/…/event-group/vllaznia-erzeni

Faleminderit!

Forca Vllaznia!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img