Wednesday, December 11, 2024

Vllaznia është në rrugën e duhur, shqiptaro-maqedonasi Demir Imeri, premton ecuri edhe më pozitive të kuqebluve

Lexo

Dy shqiptaro-maqedonas ka Vllaznia në gjirin  saj për sezonin futbollistik 2020-2021, mbrojtësin Mevlan Adili dhe mesfushorin-sulmues, Demir Imeri. I pari ka sezonin e dytë që luan për ngjyrat kuqeblu, dërsa i dyti, Imeri, ka firmisur për kuqeblutë në merkaton e veres, dërkohë që më herët ka luajtur me disa skuadra në kampionatin maqedonas, por edhe me Kamzën në kampioatin shqiptar.

Në intervistën e dhënë për Veriu Sport,  Imeri shprehet i kënaqur për fitoren ndaj të kuqve si dhe me ecurinë e Vllaznisë në këto tetë javë kampionat si kryesues i tabelës së klasifikimit.

“Është e vërtetë që fitorja në fund na shijon më shumë, kemi bërë një ndeshje shumë dominuese ndaj Partizanit, një pjesë të parë shumë të mirë, kërkuam golin dhe u shpërblyem në fund.”, thekson Imeri në fillim të prononcimit të tij. Përpos kënaqësisë së fitores ndaj Partizanit, Imeri është i bindur që vazhdimësia e skuadrës do të jetë pozitive. “Me punën që jemi duke bërë dhe me këtë uri që kemi besoj dhe shpresoj qe do të jetë kjo vazhdimësi ë po paraqesim deri më tani”, tha ai. Ndërkohë, që i pyetur për çelsin e suksesit të ksaj Vllaznie, ai përgjigjet: “E them me shumë bindje që çelsi dhe suksesi i kësaj Vllaznie është uria e madhe që kemi ne futbollistët me gjithë stafin për të bërë më të mirën në fushën e lojës.

Sipas Imerit, rezultatet e arritura nga Vllaznia në këtë pjesë të parë të sezonit janë pasqyrë e punës së mirë që po bëhet tek Vllaznia, ndërkohë që përkundër mosbesimit të disa analistëve sportivë, premton një ecuri po kaq pozitive të skuadrës edhe në periudhën në vazhdim.

“Ne, nuk mundohemi të bindim opinionin nëse jemi për kampion apo jo, ne po bëjmë detyrën tonë, po tregojmë çdo ndeshje, çdo fundjavë se meritojmë të jemi aty ku jemi. Jemi me këmbë në tokë, po japim maksimumin dhe t’ia lëmë të ardhmes dhe shpresoj që jemi në rrugën e duhur.” Sqaron Imeri për këtë pikë.

Në lidhje me formën e tij sportive, Imeri thotë se “kam bërë më të mirën dhe kam dhënë maksimumin, por e kam cekur dhe më herët, jam shumë kërkues tek vetja dhe pres shumë më shumë për të dhënë për këtë fanelë.”

Sfida e radhës për Vllazninë, do të luhet këtë fundjavë në transfertë me ekipin e Laçit në kuadrin e javës së nëntë të kategorisë Superiore, për të ciln Imeri ka këtë përgjigje: “Skuadra e Laçit meriton respekt. Tani kanë bërë dhe ndryshimet me trajnerin dhe mund të them që janë në gjendje shumë të mirë por ne jemi Vllaznia dhe shpresoj të japim më të mirën, të bëjmë atë që kemi bërë ndeshjet e fundit dhe të marrim 3 pikët.”

Në mbyllje, i pyetur për objektivat e Vllaznisë, j vetem në kampionat, por edhe Kupën e Shqipërisë, ku Vllaznia është e kualifikuar në çerekfinale, Imeri përgjigjet:”Të them të drejtëm kemi një kalibër 25-26 futbollista, pra kemi aq shumë sa të japim në kampionat po ashtu dhe në kupë dhe shpresoj që çdo gjë të eci ashtu si duhet. Kupat e Europës janë patjetër objektivi parësor, por në vazhdimësi, nëse do të vijojmë të luajmë me këtë frymë grupi, edhe titulli mund të jetë prona e jona.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img