Monday, November 25, 2024

Vllaznia fillon përgatitjet europiane me trajnerin Brdariç në timon. Sponsori kuqeblu, Alban Xhaferi flet për rinovimin e kontratës dhe të ardhmen e skuadrës kuqeblu

Lexo

Ashtu siç pritej, kuqeblutë e Vllaznisë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik dhe konkretisht për ndeshjet europiane të cilat janë në prag. Pas një takimi të parë në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, ku sponsori  kuqeblu, Alban Xhaferi e ka shfrytëzuar për t’i bërë të ditur skuadrës arritjen e marrëveshjes dhe nënshkrimin e kontratës me edhe për një vitë me trajnerin Tomas Brdariç, skuadra kuqeblu është spostuar në periferi të qytetit për të zhvilluar seancën e parë stervitore.

Interesimit të medias për situatën në fjalë, duke nisur pikë së pari nga rinovimi me trajnerin Brdariç, sponsori Alban Xhaferi i është përgjigjur pozitivisht.

“Kanë qenë thjesht disa diskutime teknike, në lidhje me disa kushte, Kemi pasur dakordësinë dhe vazhdojmë projektin. Një ndër pikat e marrëveshjes me Brdariçin ishte kërkesa e tij në lidhje me përmirësimin e infrastrukturës, kjo ka qenë e vështirë dhe e kuptoj. Vitin e shkuar kemi dështuar edhe nga kjo pjesë, kjo ka qenë pika e tij. Do bëjmë maksimumin bashkë me kryetaren e Bashkisë që ka dhënë premtimin”, tha Xhaferi

Vllaznia tani është një nivel tjetër, të bëjmë një përfaqësim dinjtoz në Europë. Sot presim shortin, shpresojmë në një skuadër të kalueshme. Kanë nisur përgatitjet për sezonin tjetër. Objektivat dihen tashmë, duam titullin. Kemi nevojë të plotësohemi si skuadër. Shpresoj që të bëhet edhe privatizimi që të shkojmë para. Disa lojtarë nuk kanë pasur mundësi të vijnë sot, dosa lojtarë nuk do rinovojnë. Do ketë prurje të reja, sot do testohen dy lojtarë. Ne po luftojmë çdo ditë për t’u plotësuar dhe të rrisim nivelin.”, është shprehur fillimisht Xhaferi.

Përsa i përket çështjes së financave si dhe privatizimit, Xhaferi thotë se uron që të mbarojë fillimisht privatizimi, dhe më pas gjërat do të jenë më të qarta. “Unë kam kontratë 5-vjeçare te Vllaznia dhe kamë bërë më të mirën. Me një tjetër status edhe puna do jetë ndryshe. Ekipi për sezonin tjetër do ketë riformatim. Do marrim lojtarët me më shumë kualitete se sezonin e kaluar.”, tha Xhaferi

Pyetjes për një bashkëpunim të mundshëm edhe me të inresuar të tjerë, sponsori Xhaferi, tha:”Procesi ka kaluar fazën e parë dhe kompania ime është kualifikuar. Pres fazën e dytë, dera e Vllaznisë është e hapur për të gjithë. Në një vit që kam aty, ka shumë dashamirës që janë afruar si dhe kompani të tjera siç është Intersig që ka asistuar për një shumë të mirë. Janë afruar edhe emra të tjerë që janë bërë publike. Unë dua të jem shumë falënderues për të gjithë, për atë çka kanë bërë. Kjo derë është e hapur për të gjithë, edhe për ata që kanë qenë në ankand. Ka nevojë skuadra për të bërë më të mirën.”

Në mbyllje, sponsori Alban Xhaferi foli edhe për merkaton duke pohuar se janë shumë emra, por tentojmë lojtarë cilësorë. “Financat janë dhe i kam thënë grupit teknik që mos kursehen për lojtarët cilësorë. Të bëjmë diferencën dhe mos bëjmë gabimet e vjetshme.”, përfundoi për mediat sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img