Saturday, May 4, 2024

Vllaznia humbet ndeshjen e parë gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë përballë Egnatias në transfertë. Dy mbrojtësit kuqeblu, Stojanoviç dhe Hakaj ndëshkohen me karton të kuq

Lexo

Ndryshe nga sa parashikohej, Vllaznia nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë luajtën pasditen e së mërkurës në transfertë me Egnatian, e cila kryeson kampionatin kombëtar të Superiores dhe u me rezultatin 1 me 0. Goli i vetëm në këtë ndeshje në favor të vendasve u shënua në pjesën e parë në minutën e 31-të, kur braziliani i Egnatias, Fernando goditi mjeshtrisht nga harku i zonës së rreptësisë së zonës kuqeblu, ku megjithë përpjekjet e portjerit Qarri, topi përfundoi në rrjetë, pikërisht në trekëndëshin e sipërm të portës kuqeblu.

Por, përpos golit të pësuar, në pjesën e parë Vllaznia pësoi edhe një goditje tjetër, kur në minutën e 36-të, arbitrit kryesor i ndeshjes, Enea Jorgji ndëshkon me karton të kuq qëndërmbrojtësin e Vllaznisë, Stojanoviç duke e lënë Vllaznia luan me një futbollistë më pak në fushën e lojës.

Edhe pse me një futbollist më pak, trajneri Qatip Osmani arriti ta rreshtoi skuadrën, ku përpos kujdesit në prapavijë, pati momente shumë të mira me disa veprime sulmuese duke iu afruar golit të barazimit.

E ndërkohë, për të mos mjaftuar kartoni i parë i kuq në dëm të Stojanoviç, në pjesën e dytë vjen edhe e kuqja e dytë për një tjetër pjesëtar të prapavijës kuqeblu, këtë radhë në dëm Hakajt. Kështu përmbi dhjetë minuta, Egnatia ka superiorit me dy lojtarë më shumë në fushën e lojës duke shtuar sulmet në drejtim të portës së Vllaznisë, por forma e shkëlqyer e portjerit Qarri nuk lejon gola të tjerë në portën kuqeblu.

Për sesi erdhen rrethanat e ndeshjes, humbja minimale 1 me 0 e Vllaznisë duhet konsideruar pozitive duke lënë shpresë për një përmbysje të disavantazhimit në ndeshjet e kthimit që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img