Vllaznia në merkato-Kuqeblutë “peshkojnë” në Mal të Zi, nesër priten 3 firma

Lexo

(Video) Besëlidhja-Tërbuni 2-3. Emocione pa fund në derbin verior të Kategorisë së parë(Golat e ndeshjes)

Derbi verior, Besëlidhja-Tërbuni, ishte ndeshja më e bukur e javës së gjashtë të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë...

Shorti-Liga e Kampioneve FF: Vllaznia, Çelsi, PSG, Real Madri, skuadrat e grupit A

Një grup “ferri” është konsideruar ai që i ka afruar përzierja e goglave në shortin e hedhur mesditen e...

Menaxheri i KFF Vllaznia Oliver Matija, sot në Zvicër për hedhjen e shortit të“UEFA Women’s Champions League”-Faza e grupeve

Është thënë vazhdimisht, se suksesi i Vllaznisë në futboll për femra, vjen edhe nga mirëmenaxhimi që presidenti Lazër Matija...

Kuqeblutë kanë qenë prej vitesh të dashuruar me futbollin malazez. Futbollitë dhe trajnerë nga shteti fqinj figurojnë të jenë vazhdimisht pjesë e Vllaznisë, madje në shumë raste duke qenë protagonist edhe në fitimin e trofeve me uniformën kuqeblu. Është ko arsyeja që drejtuesit aktual të Vllaznisë të “peshkojnë” në shtetin fqinj, ku pas portjerit Bojan Zogoviç titullar në formacionin kuqeblu, prej ditës së nesërme në radhët e Vllaznisë pritet të bëhen dy të tillë nga futbolli malazez. Bëhet fjalë për mesfushorin 27 vjeçar Milosh Kaleziç me një karrierë sportive në disa skuadra të futbollit malazez, si Buduçnost, Mogren, Grbalj, Samorin, Iskra, Sloboda Tuzla dhe Petrovaç dhe së fundmi me OFK Titograd.

Nga sa bëhet e ditur, me futbollistin është rënë dakort për të gjitha kushtet e kontratës dhe nesër ai pritet të jetë në Shkodër për të nënshkruar kontratën me KF Vllaznia. Ndërkohë, në pritje të firmës zyrtare me Vllazninë është edhe lojtari nga Togoja, Elom Nya Vexhi, futbollist që në fakt edhe ky vjen nga kampionati malazez ku është aktivizuar me Zeten. Vexhi në fakt, ka ditë që është në Shkodër dhe po përgatitet në radhët e kuqebluve, madje është publikuar edhe fotoja e prezantimit të tij nga ana e drejtorit sportiv Matko Djarmati, por që KF Vllaznia nuk e ka konfirmuar akoma zyrtarisht firmosjen e kontratës me të.

Me skuadrën kuqeblu ka ditë që stervitet edhe djali i trajnerit Tomas Brdariç, 20 vjeçari Tim Brdariç, futbollist i rritur në Akademinë e Volfsburgut dhe Dyseldorfit dhe më pas i aktivizuar edhe në SHBA dhe së fundmi në Ligën e Katërt gjermane me ekipin Manheim, por edhe pse ai prej ditësh figuron zyrtarisht i federuar në listen e KF Vllaznia, drejtuesit kuqeblu akoma nuk e kanë prezantuar zyrtarisht si lojtar të Vllaznisë.

Përtej ofrimeve që pritet të jenë tre të tilla, ka edhe largime nga skuadra. Krahas treshes shkodrane, Lekaj-Ramadani-Isufi që preferuan ndërprerjen e kontratës për të pasur më tepër hapësira në skuadrat e tjera, nga Vllaznia është larguar edhe sulmuesi kenian Dunga. Nëse deri vonë kishte aludime për një gjë të tillë, tashmë është vetë klubi kuqeblu që e konfirmon një gjë të tillë duke bërë të ditur edhe përfitimin financiar që klubi ka në këtë rast, shuma e cilës thuhet se është në kufijtë e 70 mijë dollarëve.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -