Saturday, May 18, 2024

Vllaznia nis kthesen. Fitorja në shtëpi 3-1 ndaj Dinamos e katapulton në pesë ekipet më të mira të kampionatit

Lexo

Vllaznia-Dinamo  3-1(Shënues: 11′ Çoba, 31′ Gruda, 54′ Balaj / 4′ Denison)

Vllaznia: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Boshnjaku, Krymi, Alivoda, Gruda, Çoba, Balaj. Trajner: Qatip Osmani

Dinamo: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Allmuça, Andoni, Gudiabi, Denison, Vila, Kaçorri. Trajner: Dritan Mehmeti

Gjyqtarë: Enea Jorgji(Elbasan), Asistent 1:Denis Rexha(Tiranë), Asistent 2:Ridiger Çokaj(Lezhë).  Arbitër i 4:Florjan Lata(Durrës)

VAR: Klodian Shahini(Durrës)-AVAR: Astrit Mahmuti(Elbasan)

Delegat: Andi Zëre(Tiranë)-Vëzhgues: Plarent Kotherja(Tiranë) 

Kuqeblutë e Vllaznisë kanë realizuar një fitore shumë të rëndëisshme teksa pasditen e sotme mundën një rival direkt si Dinamo që në tabelën e klasifikimit ishte me dy pikë shumë sesa skuadra e tyre.

Jo vetëm që kaluan Dinamon duke u ngjitur me një pikë më shumë sesa blutë e drejtuar nga Dritan Mehmeti, por katapultohen në pesë ekipet më të mira të kampionatit duke vijuar të përmbushë objektivin e përfshirjes në katërshën finaliste që do të luftojnë për titull.

Megjithatë, duhet thënë se dueli i sotëm i luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” nuk nisi aspak mirë për Vllazninë, e cila pësoi gol që në minutën e katërt, kur Denison kaloi në avantazh Dinamo Cityn. Por, forca e Vllaznisë qëndroi tek besimi për të përmbysur rezultatin. Fillimisht me Çobën që vendosi barazpeshëm në minutën e 11-të, dhe më pas në të 31-tën me autor Grudën shënojnë golin e dytë duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 1 me 2.

Për të mbyllur ndeshjen mendoi kapiteni Bekim Balaj, i cili me golin e shënuar katër minuta nga fillimi i pjesës së dytë thelloi avantazhin e Vllaznisë me rezultatin, 3 me 1. Minutat në vazhdim, ka përpjekje nga të dyja skuadrat, sidomos nga Dinamo, që kërkonte shkurtimin e disavantazhit. Por, edhe pas katër minutave shtesë, vërshëllima e ndërkombëtarit Enea Jorgji, fiksoi rezultatin, 3 me 1 në favor të Vllaznisë. Një rezultat dhe një fitore, që në Shkodër e konsiderojnë si pikë kthese për kuqeblutë, të cilët në periudhën në vazhdim të shikojnë vetëm përpara.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img