Saturday, May 18, 2024

(Video) Futboll Femra. Vllaznia në vështirësi ndaj Apolonisë. Barazim, 1-1 deri në 88-tën minutë, atëherë kur Arlinda Kodra shënon golin e fitores për kuqeblutë

Lexo

Vllaznia-Apolonia  2-1(Shënuese: Xhindole 4’(Autogol), Arlinda Kodra 88’ /Ndoj 55’

Vllaznia-Apolonia në futboll femra, ishte padyshim ndeshja kryesore e javës së tetë të Kampionatit Kombëtar të kategorisë Abissnet Superiore së femrave. Përballë Vllaznisë kampione në fuqi ishte Apolonia e Fierit, skuadra e cila këto sezonet e fundit po bën përpjekjet maksimale për t’i rrëmbyer skuadrës kuqeblu fronin.

Dhe, në një farë mënyre, përballja e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, mund të ketë qënë kërcënimi kryesor dhe më i madh që formacioni fierak i ka bërë Vllaznisë.

Themi kështu, se për shumë vite me radhë Vllaznia e futbollit të femrave nuk pësonte gol, por, sot, jo vetëm që ka pësuar, por Apolonia e ka vënë në vështirë të plotë duke e mbajtur rezultatin e barabartë deri në minutën e 88-të.

Pikërisht, në këtë minutë, si rezultat i një presioni të gjatë në portën mike të mbrojtur nga portjerja Hyska, është 19 vjeçarja e talentuar, Arlinda Kodra, e cila e ardhur nga stoli shënon golin e dytë dhe të fitore tre pikëshe për skuadrën e saj Vllaznia.

Një gol që u perjetua me shumë emocione, nga skuadra kuqeblu por edhe tifozët shkodranë në tribunën e Reshit Rusit, momente të cilat dallohen qartë edhe në filmimin që shoqëron shkrimin tonë, pasi tre pikëshi i kësaj ndeshje ishte shumë i rëndësishëm për to.

Megjithatë, për hirë të së vertetes duhet thënë se Vllaznia ishte larg pritshmërisë së saj të ndeshjeve të mëparshme, gjë që nga stafi teknik e argumentojnë në një farë mënyre edhe për angazhimin e pjesës më të madhe të formacionit kuqeblu në ndeshjet e kombëtares kuqezi. Por, përpos kombëtares, edhe ngjarjet e ndodhura rreth dy javë më parë në ndeshjen e kryeqytetit, Tirana-Vllaznia mund të kenë dhënë efektin e tyre, sidomos në aspektin psikologjik.

Nga ana tjetër, fjalët më të mira për ekipin mysafir të Apolonisë, i cili në këtë transfertë shoqërohej nga presidenti i KF Apolonia, Koço Kokëdhima, bëri një përformancë shumë të mirë në këtë ndeshje. Për t’u theksuar është se që nga minuta e 17-të, Apolonia luajti me një futbolliste më pak, pasi lojtarja e tyre Xhindole u largua nga fusha e lojës me kartonin e kuq akorduar nga gjyqtarja Çemeri.

(Video) Pamje nga ndeshja e futbollit femra, Vllaznia-Apolonia, 2-1. Abissnet Superiore. Stadiumi “Loro Boriçi” Shkodër, 10 dhjetor 2023

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img