Saturday, November 23, 2024

Vllaznia nuk shkon më tepër se barazimi në transfertën e Erzenit. Spikat Balaj, me dy gola shënuar dhe një të anuluar, por që nuk mjaftojnë marrjen e tre pikëve

Lexo

Erzeni-Vllaznia 2-2

(Shënues: Mihana 23′, Zeka 59′ / Balaj 7′, (P) 90′)

Erzeni: Xhika, Kacbufi, Rodrigo, Sadiki, Osmanllari, Alba, Maliqi, Peposhi, Meçja, Zeka, Mihana. Trajner: Alfred Deliallisi

Vllaznia: Qarri, Smajli, Çeshmedjiev, Stojanoviç, Hakaj, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Çoba, Gruda, Balaj. Trajner: Migen Memelli

Gjyqtar: Emanuela Rusta(Elbasan), Emigers Ganxhi(Elbasan), Mario Shazivari(Tiranr)

I katrrt: Erjon Bastari(Tirane)

VAR: Klodian Prenga(Laç)-AVAR: Orlando Kuka(Tirane) 

Delegat:Petrit Brahja(Tirane)-Vezhgues:Tanush Latifi(Gjirokaster)

Me golin e shënuar me kokë në minutën katërt nga kapiteni Bekim Balaj, por të anuluar nga sistemi VAR, shoqëruar me supergolin e shënuar tre minuta më pas po nga Balaj, kapiteni shkodran jep sinjale të drejtpërdrejta se do të jetë i papërmbajtshëm në këtë ndeshje. Këtë e tregon edhe në vazhdimësinë e takimit duke qënë shumë aktiv në të dy sektorët, sa në sulm dhe në mbrojtje. Por, jo vetem Balaj, sepse edhe e tërë skuadra në tërësi shprehu qartë objektivin e udhëtimit vetëm për fitore në Rrogozhinë.

Megjithatë, në vazhdimësi, kuqeblutë erdhen duke e ulur ritmin e lojës si dhe duke  lëshuar terren në fushën e lojës. Kjo i jep mundësi shijakasve ta spostonin lojën në gjysëmfushën e Vllaznisë. Minuta e 23-të gjyqtarja kryesore e FIFA-s Emanuela Rusta vërshëllen për një goditje dënimi në favor të Erzenit, thuajse në të njëjtin pozicion si ajo e Balajt më herët.

Në skenë del Redon Mihani me një supergoditje që i kthen reston kolegut të tij Balaj, duke barazuar rezultatin në 1-1. Me këtë rezultat skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve.

45 minutëshi i dytë regjistron një tjetër supergol për skuadrën shijakase, ku këtë radhë është Zeka, i cili me një interpretim perfekt, nga hyrja hyrja e zonës së rreptësisë harkon mjeshtrisht duke e dërguar topin në mbi portjerin Qarri.

Avantazhi 2 me 1, administrohet mjaft mirë nga Erzeni në minutat në vazhdim duke dhënë të kuptohet se ndeshja do të fitohet nga shijakasit. Por, nuk ka mbaruar asgjë, sepse tekniku Memelli provon edhe kartën e fundit, blerjen më të re, brazilianin Bruno Gomes.

Fillimisht, pas një ulje të topit me kokë nga kapiteni Balaj, Gomes godet shtyllën pingule në minutën e 86-të, ndërkohë që një minutë më pas, në një dyluftim në zonën mike të kapitenit Balaj me mbrojtësit vendas, duke e parë dhe riparë për kater minuta në sistemin VAR, gjyqtarja Rusta akordon penallti, të cilën Balaj e shndërron në gol.

Barazim, 2 me 2, dhe koha shtesë është e tëra e Vllaznisë që këmbëngul për golin e tretë të fitores, të cilin e realizon me anë të brazilianit Gomes pas një krosi të dhënë nga Smajli nga djathta.

Përsëri në plan të parë sistemi VAR, i cili me të njëjtin vonesë si në rastin e akordimit të penalltisë për Vllazninë, këtë radhë e anulon golin e brazilianit Gomes duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin e barabartë, 2 me 2. Erzeni siguron pikën e dytë pas barazimit 3-3 në javën e parë në Laç dhe Vllaznia pas fitores në ndeshjen e parë në shtëpi me Kukësin, shkon në kuotën e katër pikëve.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img