Saturday, July 27, 2024

Barazim në Partizani-Teuta. Durrsakët e Edi Martinit nuk arrijnë të mbajnë në fuqi avantazhin e Peshoshit, pasi ndëshkohen nga Keko

Lexo

Partizani-Teuta 1-1(Shënues: Keko 75’/Peposhi 24’)

Partizani:Qirko,Hadroj,Sembene,Murataj,Atanaskoski,Rrapaj(E.Vila 53),Mehmeti(Buxhelaj 53),Taipi(Bintsuka 71),Cara(Da Silva 61),Keko(Mensah 89),Mba Trajner:Arbër Abilaliaj

Teuta:Dema,Kruja,Jazxhi,Qaqi,Kotobelli,Karabeci,Daja,Beqja,Gjinollari(Fili 84),Daci(Boçi 68),Peposhi(Demirçani 80) Trajner:Edi Martini

Gjyqtarë:Olsion Yzeiraj(Patos),Egin Doda,Arbër Zalla,Sokol Bebja(Tiranë) Var:Juxhin Xhaja(Tiranë) Avar:Dorjan Maletaj(Tropojë) Delegat:Uvil Zajmi(Tiranë) Vëzhgues:Arjan Mali(Patos)

Partizani regjistroi barazimin e katërt radhazi në kampionat, këtë herë duke u ndalur në shifrat 1-1 në “Niko Dovana” ndaj skuadrës së Teutës, ndeshje kjo e prapambetur për llogari të jvës së parë të Superiores.

Durrsakët e Edi Martinit arritën të shënonin të parët në minutën e 24-të me anë të Ergys Peposhit, i cili me një diagonale të bukur nga brenda zone gjeti rrjetën dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh.

Në pjesën e dytë Partizani nisi të reagojë,por iu desh të priste deri në minutën e 75-të për të realizuar golin e barazimit. Ashtu si në derbi, ishte Albers Keko “heroi” i të kuqve,i cili shfrytëzoi maksimalisht këtë herë një top të shërbyer nga Hadroj për të barazuar shifrat.

Teuta ishte më kërkuese në vijim, por nuk arriti dot që të realizonte golin e fitores. Ekipi bregdetar mbetet i fundit në renditje edhe pas kësaj sfidë,teksa shkon në kuotën e 14 pikëve. Dy më pak se Laçi,Erzeni dhe Kukësi.

Gara për mbijetesën është tepër e fortë,teksa nga vendi i pestë tek i fundit ndahen vetëm nga një pikë. Në anën tjetër Partizani mbetet pas Egnatias kryesuese,tani në kuotën e 30 pikëve,tri më pak se rrogozhinasit. Trajneri Arbër Abilaliaj vijon të ruajë serinë e pathyeshmërisë nën drejtimin e të kuqve, teksa kjo ishte ndeshja e nëntë si timonier i Partizanit. Ndërkohë që shkon në shtatë numri i takimeve pa fitore për Teutën.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img