Saturday, July 27, 2024

Vllaznia përballë AEL Limasol në turin e dytë të Europa League me dy mungesa absurde kartonash, Gjurgjeviç dhe Adili, por lajm i mirë rikthimi i Krymit

Lexo

Kualifikimi ndaj boshnjakëve të Shiroki Brijeg dhe festimet e gjatë, në fushë, por edhe jashtë fushe me tifozërinë e zjarrtë shkodrane që pushtoi qëndrën e qytetit, tashmë janë lënë pas. Përqëndrimi është tek ndeshja e radhës, ajo e turit të dytë të Europa League ku kundërshtari është AEL Limasol i Qipros. Një skuadër që përfaqëson një qytet të vogël ishullor, por që mban një peshë të konsiderueshme në traditën futbollistike qipriote kur në historinë e saj numëron 17 trofe, ndër to 6 tituj kampionë në Superligën e Qipros, 7 Kupa dhe 4 Superkupa.

Do të jetë e enjtja e ardhshme me 22 korrik, ora 16.30 që përballë çiftin, AEL Limasol. Është ky takimi i parë e turit të dytë në kompeticionin europian të Europa League që do të luhet në stadiumin “Aek Arena”, ndërkohë që dy javë më vonë është planifikuar ndeshja e kthimit në Shkodër.

Ajo çfar shqetëson kampin kuqeblu është fakti, se për sfidën e parë të transfertës qipriote, stafi teknik nuk do të ketë në dispozicion dy tiotullarë me peshë të formacioniut. Bëhet fjalë për mbrojtësin Mevlan Adili dhe sulmuesin Fahrudin Gjurgjeviç, të cilët me kartonët e verdhë të marrë në ndeshjen e mbrëshme në “Loro Boriçi” janë të skualifikuar për ndeshjen e radhës.

Dy mungesa që për hirë të së vertetes vijnë nga dy kartona absurd, sidomos ai i sulmuesit Gjurgjeviç i ndëshkuar nga gjyqtari suedez mbrëmjen e djeshme për heqje të fanelës në monetin e shënimit të golit të tretë ndaj boshnjakëve në “Loro Boriçi”. Ndërkohë, në një farë mënyre, edhe ndëshkimi i me ntë verdhë i Adilit, ishte plotësisht i mundshëm të evitohej me atë faull të shkaktuar në mesfushë.

Megjithatë, ka edhe lajme të mira, pasi nëse mungojnë dyshja titullare, Adili-Gjurgjeviç, në ndeshjen e Qipros, në formacionin kuqeblu rikthehet Ardit Krymi. Mesfushori shkatërrues i Vllaznis ëmungoi në ndeshjen e fundit ndaj boshnjakëve duke vuajtur kartonin e kuq të marrë në ndeshjen e parë në Bosnje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img