Friday, April 19, 2024

Vllaznia-Shënkolli, të mërkurën gjysëmfinalja e Kupës së Shqipërisë U-19, përballje trajnerësh shkodranë: Luan Zmijani-Haris Lika!

Lexo

Kupa e Shqipërisë në futboll për moshat ka mbërritur në turin gjysëmfinal, takimet e të cilit janë planifikuar të luhen të mërkurën. Për kategorinë e moshës U-19 shorti ofron derbin verior, Vllaznia-Shënkolli. Dy skuadra mjaft cilësore që janë kundërshtare edhe në garën e Kampionatit Kombëtar. Mjafton të përmendim faktin se takimi i fazës së parë mes këtyre dy skuadrave i luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2 me 2. Elbasani dhe Smajli për kuqeblutë dhe Daija për miqtë me një dygolësh ishin autorët e golave në sfidën e fazës së parë.  Ndërkohë që kampionati është i hapur duke pasur në dispozicion edhe shumë ndeshje të fazës së dytë me një Vllazni më të avantazhuar që u shpall kampion dimri, Kupa kërkon përgjigje me një takim. Që do të thotë, se në përfundim të 90-të minutave të gjysëmfinales të së mërkurës, apo në rast barazimi duke i ardhur në ndihmë edhe gjuajtjet e penalltive, njëra nga skuadrat, Vllaznia apo Shënkolli do të marrë bileten e finales dhe tjetra të eleminohet.

Përpos një derbi verior, sfida gjysëmfinale Vllaznia-Shënkolli ka edhe një emocion tjetër më shumë. Kjo ka të bëjë me përballjen e trajnerëve shkodranë, Luan Zmijani i Vllaznisë dhe Haris Lika i Shënkollit. Kush do të fitojë? Të dyja skuadrat duken të denja për njëra tjetrën. Kuqeblutë shfaqen më favoritë pas asaj faze të parë model ku e mbyllen në vend e parë, ndërkohë që kanë si aleatëtë fortë emrin dhe traditën e klubit që përfaqësojnë. Por, nga ana tjetër edhe Shënkolli ka pretendimet e veta për të shkuar në finale, madje edhe për të trofeun.

Për të mësuar skuadrën fituese, duhet pritur ballafaqimi i së mërkurës, Vllaznia-Shënkolli, sfidë kjo e planifikuar të luhet në Kompleksin Internacional në Pezë Helmës duke filluar nga ora 10.00. Gjysëmfinalja tjetër e kategorisë U-19 është ajo mes Partizanit dhe Tiranës, ndërkohë që dy gjysëmfinalistët e kategorisë U-17 janë: Sh.F. Pepa – Akademia e Futbollit dhe Vora – Shënkolli, ndeshje këto që do të luhen po të mërkurën në Kompleksin Internacional Pezë Helmës.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img