Tuesday, May 7, 2024

Vllaznia- Shiroki Brijeg, sonte ora 21.00. Tifozët boshnjakë nuk do të lejohen të futen në “Loro Boriçi”

Lexo

Vetëm pak orë na ndajnë nga starti i ndeshjes së dytë e vlefshme për kompeticionin “Conference League” Vllaznia-NK Siroki Brijeg. E ndërsa emocionet sa vijnë dhe shtohen, sidomos në radhët e të dy tifozërive, në kampin boshnjak ka një problem. Tifozët që kanë mbërritur që mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër nuk do të kenë mundësi të mbështesin skuadrën e tyre të zemrës në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. Arsyeja, e këtij vendimi të papritur ka të bëjë me një shkresë zyrtare të mbërritur mesditën e sotme në zyrat e klubit kuqeblu nga institucioni i UEFA-s, të cilin KF Vllaznia e ka shpërndarë menjëherë për mediat. Njoftim, i cili përpos gjuhës shqipe është përpiluar edhe në anglisht dhe serbo-kroatisht, në mënyrë që lajmi në fjalë të mbërrijë sa më shpejt tek grupimi i tifozërisë boshnjake, për marrjen masave përkatëse.

 

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

“Klubi Futbollit Vllaznia njofton të gjithë tifozët boshnjak se, sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s nuk do të lejohen të futen në Stadiumin “Loro Boriçi”. Në çdo rast rojet e sigurisë do të kryejnë shoqërimin e tyre jashtë mjediseve të stadiumit. Duke shpresuar në mirëkuptinin e tifozave miq, Klubi Futbollit Vllaznia mbetet i vendosur në respektimin e të gjitha rregullave të përcaktuara nga UEFA.

Vllaznia Football Club notifies all Bosnian fans that according to the decision of the UEFA Executive Committee they will not be allowed to enter the Loro Borici Stadium, in any case the security guards will escort them outside the stadium premises. Hoping for the understanding of the visiting fans, Vllaznia Football Club remains determined to respect all the rules set by UEFA.

Nogometni klub Vllaznia obavještava sve bosanske navijače da im prema odluci Izvršnog odbora UEFA-e, neće biti dozvoljen ulazak na stadion Loro Borici, u svakom slučaju zaštitari će ih ispratiti izvan prostorija stadiona. Nadamo se razumijevanju gostujućih navijača, Nogometni klub Vllaznia ostaje odlučan u poštivanju svih pravila koja je postavila UEFA.”, citohet në njoftimin në fjalë publikuar nga ana e KF Vllaznia

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img