Vllaznia-Kukësi 2-0 Marku 20′, Jonuzi 45′
Pas dy humbjeve radhazi, Vllaznia ka mundur Kukësin në ndeshjen e javës së 20-të të Superiores me shifrat 2-0. Kuqeblutë mposhtën verilindorët duke mos i vendosur në diskutim tre pikët. Goli parë ishte ai i Markut në minutën e 20′. Marku lëvizi bukur në krahun e djathtë dhe nga një kënd i vështirë mposhti portierin Halimi. Më pas Jonuzi shënoi në minutën e 45′.
Falë këtij rezultati, ekipi i Josës arrin në kuotën e 31 golave, po aq sa edhe Partizani. Ngjitet në vendin e dytë të rënditjes në kuotën e 31 pikëve, gjashtë më pak se Tirana kryesuese ndërkohë që në javën e ardhshme pikërisht bardheblutë do zbresin në Loro Boriçi. Nga ana tjetër, Kukësi mbetet në një situatë kritike reksa renditet në vendin e nëntë me 22 pikë.