Friday, April 19, 2024

Vllaznia-Tirana gati për start. Trajnerët zyrtarizojnë formacionet e skuadrave të tyre

Lexo

Tashmë është gjithçka gati për supersfidën e orës 16:00 Vllaznia-Tirana, takim që do të luhet pas pak minutash në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Ndonënëse ka pasur hamendësime për ndonjë lëvizje të mundshme në formacione, tekniku kuqeblu i ka besuar formacionit fitues të ndeshjes me Kukësin. Që do të thotë se nga minuta e parë për Vllazninë do të jenë këto futbollistë: Zogoviç, Hakaj, Gurishtaë, Shehi, Smajli, Jonuzi, Marku, Alivoda, Hoxhaj, Balaj, Mala. Ajo që pritet më tepër në këtë ndeshje ka të bëjë me Bekim Balajn, i cili pas një kolaudimi të ndeshjeve të para herë si zëvendësues dhe si më pas edhe si titullarë për këtë ndeshje ndaj Tiranës, ka premtuar shpërthimin e tij, që do të thotë se pritet goli nga ana e tij për t’i dhënë fitoren Vllaznisë.

Nga ana tjetër, Tirana vjen në këtë ndeshje pas fitores me Egnatian dhe kërkon fitoren edhe në Shkodër. Tekniku Orges Shehi ka zyrtarizuar këto emra për ta filluar ndeshjen e sotme në “Loro Boriçi”: Bekaj, Përgjoni, Behiratçe, Lulaj, Najdovski, Haxhiu, Hila, Deliu, Lushja, Patrik, Hasani.

TIRANA: Bekaj, Përgjoni, Behiratçe, Lulaj, Najdovski, Haxhiu, Hila, Deliu, Lushja, Patrik, Hasani. Trajner: Orges Shehi

VLLAZNIA: Zogoviç, Hakaj, Gurishta, Shehi, Smajli, Jonuzi, Marku, Alivoda, Hoxhaj, Balaj, Mala. Trajner: Mirel Josa

Gjyqtarë: Enea Jorgji kryesorë Ridiger Çokaj dhe Denis Rexhaë anësor. I katert: Albert Doda. Sistemi VAR dhe AVARë Florian Lata dhe Andi Koçi.

Vëzhgues: Sokol Çekaj-Delegat: Astrit Maçi

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img