Saturday, October 12, 2024

Vllaznia U-21 nuk fal, mund në transfertë Bylisin 1-3 dhe kryeson kampionatin pas javës së pestë. Shënojnë Pusi, Dede dhe Mali për kuqeblutë dhe Qardaku për ballshiotët

Lexo

21 vjeçarët e Vllaznisë të drejtuar nga trajneri anglez Dean Sibson dhe kolegu i tij Ergi Borshi vazhdojnë të bëjnë një paraqitje shumë të mirë në kampionatin kombëtar të kategorisë Speriore U-21. Pasi mundën javën e kaluar Tiranën me rerezultatin 3 me 0, sot kanë realizuar një tjetër fitore të rëndësishme, teksa kanë mundur Bylisin në transfertë me rezultatin 1 me 3.

Fitorja e sotme e realizuar pasditen e sotme në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit merr vlerë edhe më të madhe pasi kanë mundur ekipin kampion në fuqi të Bylisit, në gjirin e të cilit bëjnë pjesë lojtarë të talentuar, mes të cilëve edhe të rinjtë shkodranë, Eridon Qardaku, Marçelino Preka dhe Aleksandër Trumçi.

E veçanta e këtij ballafaqimi është se 4 golat e kësaj ndeshjeje janë shënuar nga futbollistët shkodranë, Glejdan Pusi, Erando Dede dhe Olsi Mali për ngjyrat e Vllaznisë, si dhe Edison Qardaku për vendasit, futbollist ky që prej dy sezonesh është pjesë e Bylisit.

Një tjetër e veçantë e kësaj ndeshje ka të bëjë me rikthimin në fushë, por edhe tek goli, i sulmuesit Erando Dede. Nga sa bëhet e ditur, Dede, që konsiderohet një nga të rinjtë me shumë perspektivë të repartit të sulmit, prej disa javësh ka kaluar një gjendje dëmtimi, dhe rikthimi në fushë, dhe sidomos goli i shënuar sot ndaj Bylisit, është një ugur i mirë për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë sportive.

Tre pikët e marra sot në transfertën e Ballshit, bën që Vllaznia të mbërrijë në kuotën e 13 pikëve, po aq sa ka edhe Dinamo, por që vendi i parë në tabelën e klasifikimit i takon kuqebluve me goleverazh plus 11 ndaj plus 7 të bluve dinamovitë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img