Friday, April 26, 2024

Vllaznia nis përgatitjet europiane, Josa flet për shortin. Përforcimi i radhës, serbi Nemanja Bosançiç

Lexo

Ashtu siç ishte paralajmëruar, skuadra kuqeblu ka nisur sot përgatitjet për ndeshjet europiane. Ditë kjo që ka koinçiduar edhe me hedhjen e shortit, ku Vllaznia do të ballafaqohet në turin e dytë  të Ligës së Konferencës me Universitatea Kraiova.

Ndaj, natyrshëm që bisedat në kampin kuqeblu mes futbollistëve dhe stafit teknik kanë qënë pikërisht për kundërshtarin, me të cilin do të luajnë në stadiumin “Loro Boriçi” me datë 21 korrik.

Pasi ka shpërndarë skuadrën në qilimin e blertë të “Loro Boriçi” në konsumimin e seancës së parë, e cila vinte pas dy javëve pushim, kur pikërisht që nga 31 maji kur luajtën dhe fituan Kupën e Shqipërisë përballë Laçit” në Air Albania, tekniku Josa i është përgjigjur pozitivisht medias për të folur për shortin dhe skuadrën në përgjithësi.

“Me cilindo ekip që të na binte, do të ishte e vështirë. Ne jemi të detyruar të bëjmë punën tonë. Me sinqeritet nuk kisha asnjë preferencë, meraku im i vetëm është që lojtarët e mi të jenë në një gjendje sa më të mirë për ndeshjen e parë. Universitatea Kraiova është një klub i madh dhe historik në Rumani. Janë ekip serioz dhe gjatë gjithë kohës kanë qenë në treshen e parë në kampionatin rumun. Ne do të bëjmë gjithçka për të kaluar turin”, është shprehur fillimsiht, tekniku kuqeblu, Mirel Josa.

Ndërkohë, në vijim, fuke folur për situatën në skuadër, Josa pranoi se nga gjiri i kuqbluve ka largime titullarësh, siç është rasti i Krymit, Da Silvës, Mustedanagiç, Gjorgjeviç, e ndonjë tjetri, përfshirë edhe Adilin, i cili vazhdon të jetë në dyshim, qëndrimi i tij në radhët e kuqebluve.

Por, ndërkohë, Josa është shprehur i kënaqur me ardhjen e Boshnjakut nga FC Prishtina, një futbollist që ia njeh mirë vlerat e tij, pasi ka pasur rastin të drejtojë skuadrën prishtinase në kampionatin kosovar.

Edhe pse tekniku Josa nuk e pëmendi në prononcimin, burime pranë klubit Vllaznia bëjnë me dije, se është gati firma edhe me mesfushorin serb, Nemanja Bosançiç, i cili ka lindur në Prishtinë. Një futbollist ky 27 vjeçar, i lindur në Prishtinë, ku skuadra e fundit ku është aktivizuar është  Struga Trim Lum në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Sa i përket, seancës së sotme zhvilluar në stadiumin, “Loro Boriçi”, në dispozicion të trajnerit Josa kanë qënë 23 lojtarë, mes të cilëve kanë qënë futbollisti i ardhur nga FC Prishtina, Lorik Boshnjaku, si dhe Kaina Nunjesh, braziliani që pëer mungesë hapësire te Vllaznia, u pat huazuar te Kastrioti, aty ku spikati si shënuesi më i mirë i skuadrës, dhe tashmë duke qënë nën kontratë do të vijojë të jetë sërishmi pjesë e Vllaznisë.

Futbollistët e pranishëm në seancën e sotme stërvitore të Vllaznisë

Zogoviç, Qarri, Shkoza, Hakaj, Gurishta, Bulatoviç, Paloka, Fangaj, Smajli, Shimaj, Pjeshka, Kruja, Heriç, A. Hoxhaj,  Latifi, Aralica. Muliu, Deda, Çoba, U. Hoxha, Alivoda, Boshnjaku, Kaina.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img