Friday, April 19, 2024

Vllaznia vijon përgatitjet austriake në kushte optimale, në pritje të miqësores së parë

Lexo

Të zhvendosur që prej paradites së mërkurë në Austri vazhdon të përgatitet intensivisht  në kuadrin e ndeshjeve të Conferencë League. Përgatitje këto që javë vazhdimësi të atyre që filluar me datë 15 qershor në Shkodër, por që tashmë, falë kushteve optimale që ofron kampingu Pressbaum, rreth 30 km larg Vjenës, janë të një karakteri tjetër professional.

Seanca këto, të cilat pjesa më e madhe do të jenë me nga dy të tilla në ditë do të vijojnë deri me datë 13 korrik kur është planifikuar edhe kthimi në Shkodër.  Periudhë kjo që pritet t’i shërbejë teknikut Mirel Josa për t’i dhënë skuadrës formën e duhur sportive në mënyrë që ajo të jetë gati për startin e ndeshjeve europiane, si dhe më pas edhe për kampionatin shqiptar që fillon në muajin gusht.

Ndërkohë, sa i përket lajmit për ribashkimin me skuadrën ditën e diele të Liridon Latifit, një gjë e tillë është pritur mjaft mirë në gjirin e skuadrës dhe personalisht nga tekniku Mirel Josa, i cili planet për ndeshjet europiane i ka bërë me kosovarin në formacion.

Në pritje edhe të ndonjë përforcimi tjetër, sidomos në repartin e sulmit, ku më i lakuari është futbollisti fierak Redon Mihana, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Dinamos, me lojtarët që ka aktualisht në dispozicion, tekniku kuqeblu Mirel Josa po provon skema të ndryshme, të cilat pak a shumë pritet të zbardhen me fillimin e tre ndeshjeve miqësore që ka planifikuar për të zhvilluar në harkun kohor të dy javëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img