Monday, January 19, 2026

(Video) Volej Femra-Vllaznia mund Teutën 3-0, spikat pasuesja dhe kapitenia kuqeblu, Sarah Beci

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Teuta 3-0 (25-18,  25-18, 25-23)

Formacioni i Vllaznisë: Sarah Beci, Paola Gjyshja, Stela Agolli, Laura Ballçiti, Edna Erkoçi,  Manuela Sierra, Elira Rukaj, Marjana Ndou, Xhesika Kaçi, Sthefany Miguel, Katherine Saundes, Liridona Kodra. Trajnere Nora Deda

Vllaznia në volejboll për femra mundi me rezultatin e pastër, 3 me 0 Teutën e Durrësit, ndeshje kjo e vlefshme për Superligën e volejbollit femra. Në sfidën e zhvilluar pasditen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajnerja Nora Deda paraqiti një domonim të plotë në fushën e lojës, ku dy setet e parë mbyllen me fitore, respektivisht me të njëtin rezultat, 25 me 18, i pari dhe i dyti.

Ashtu si edhe në ndeshjet e tjera, në lojën e skuadrës kuqeblu vahdon të spikasë pasuesja dhe njëherazi kapitenia e skuadrës, Sarah Beci, ku krahas të tjerave, merita e së cilës qëndron në faktin se arrin në mënyrën më të mirë të fusë në lojë tre volejbollistet e huaja Manuela Sierra, Sthefany Miguel, Katherine Saundes, të cilat me veshjen e tyre kuqeblu në merkaton e janarit, përforcuan në mënyrë të ndjeshme Vllazninë.

Ndërkohë, referuar ecurisë së takimit, në setin e tretë pati një reagim të skuadrës durrsake, e cila e drejtuar nga trajneri Edmond Jazexhi këmbëngul shumë për të marrë këtë set me synimin e rihapjes së ndeshjes.

Dhe, në një farë mënyre arrin të japë sinjale shumë kërcënuese për skuadrën shkodrane teksa rivaliteti shkon deri në pinë e 23-të, aty ku pas një pushimi professional të kërkuar nga trajnerja Nora Deda, volejbollistet kuqeblu arritën të shënojnë dy pikët vendimtare duke fituar setin 25 me 23.

Në këtë mënyrë, Vllaznia fiton me shumë meritë të gjithë ndeshje me rezultatin e përgjithshëm 3 me 0.

Një fitore, e cila vjen në momentin më të mirë duke karikuar skuadrën emocionalisht për ndeshjen e radhës, e cila do të luhet në kryeqytet përballë skuadrës bardheblu të Tiranës.

(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia-Teuta volejboll femra, 3-0. Superliga e volejbollit femra

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Partizani u rikthye te fitorja në kampionat,pas tre humbjeve radhazi

Partizani-Teuta 2-1(Toma 32,Kontreras 90+3/Jazxhi 80) Partizani:Qirko,Kola,Janjeva,Sembene,Atanaskoski,Kote(Mehmeti 70),Ismaili(Qaka 82),Human,Bintsuka(Skuka 82),Toma(Kontreras 70),Isgandarli(Sulo 78) Trajner:Oltion Kërnaja Teuta:Selmani,Toli,Zhongo,Jazxhi,Përgjoni,Fadairo(Fofana 46),Maçolli,Uotlai(Beshiraj 70),Ismajli,Eva(Daci 61),Jurgens Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Erjon Bastari,Gerald Cenolli(Tiranë),Edlir...
- Advertisement -spot_img