Friday, May 3, 2024

Volejboll- Ekipet e Vllaznisë, femra dhe meshkuj, eleminohen në gjysëmfinalet e Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit

Lexo

Sezoni i ri sportiv, 2023-2024 për sportin e volejbollit ka nisur me ndeshjet e Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për femra dhe meshkuj, ndeshjet e së cilës janë zhvilluar në sallën e lojrave me dorë të Farkës.

Pjesë e këtij kompeticioni kanë qënë edhe dy ekipet e Vllaznisë në Volejboll për femra dhe meshkuj. Ekipi i Vllaznisë për femra që këtë sezon të ri sportiv drejtohet nga trajnerja Nora Deda dhe kolegu i saj Ardian Dodani, ndeshjen e parë gjysëmfinale e zhvilloi me ekipin e Partizanit.

Me një formacion bio shkodran dhe vetëm Agollin e ardhur nga Tirana, Klodeta Zhivani, kapitene e skuadrës, Kaçi, Gjyshja, Ballçiti, Kuçi, Erkoçi, Beci, motrat Kodra dhe Ndou, Vllazia e nisi mirë ndeshjen teksa në momente të caktuara mori edhe kryesimin e rezultatit, por pas pikës së 20-të, nuk arritën të përballonin forcën e Partizanit, i cili falë përvojës dhe duke pasur në formacion edhe lojtare të huaja, e mbyllësetin e parë me fitore 25-21.

Partizani vijon të luajë më mirë edhe në setin ne dytë teksa e fiton më me lehtësi me shifrat 25-11. Por vajzat kuqblu të drejtuara nga trajnerja Nora Deda, rikthehen në setin e tretë me një përformancë krejt tjetër. Arrijnë të kryesojnë deri në pikën e 23-të, por përsëri përvoja bën të vetën duke i dhënë mundësi Partizanit të përmbys shifrat në 25-23 dhe të fitojë të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-0.

Me humbje e ka mbyllur gjysëmfinalen e Kupës së Federatës edhe ekipi i meshkujve, i cili në drejtimin e teknikut Kalaja, është dominues i setit të parë në përballjen me Tiranën. Djemtë kuqeblu të drejtuar nga kapiteni Nikolin Qafarena, kryesojnë deri në pikën e 22-të, por disa gabime më pasim dhe në pritjen e topit të parë i japin mundësi skuadrës bardheblu të përmbysë shifrat duke e fituar këtë set me rezultatin 25 me 22.

Humbja e këtij seti, kur gjithçka ishte nën kontrollin e Vllaznisë bën që kuqeblutë të bien moralisht, gjë që vertetetohet me rënien e theksuar të lojës në dy setet e tjerë, të cilët i humb me shifrat 25-19 dhe 25-16, si dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-0.

Në këtë mënyrë, të dy ekipet kuqeblu i humbin takimet gjysëmfinale duke u eleminuar nga luajtja e finaleve, ku për femra u ndeshen Skënderbeu-Partizani duke nxjerrë fitues korçaret 3-1 dhe për meshkuj Tirana mund 3-0 Erzenin.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img