Saturday, July 27, 2024

Volejboll Femra-Dueli , Vllaznia-Barleti, sot ora 18:00 në “Qazim Dervishi”. Vajzat kuqeblu kanë nevojë për mbështetje. Pas fitores në Tiranë 2-3, sot përcaktohet skuadra gjysëmfinaliste e Play Off

Lexo

Vllaznia-Barleti Volej, përballen sot në pallatin  e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në kuadrin e takimit të dytë Para Play Off. Në ndeshjen e parë të luajtur në Tirana, Vllaznia e drejtuar nga trajnerja Nora Deda fitoi merezultatin 2 me 3.

Ndërkohë, në përballjen e sotme, ku dy skuadrat në fjalë do të ndeshen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke nisur nga ora 18:00, pritet të vendoset skuadra që kalon në gjysëmfinalet e fazës Play Off.

Një fitore e Vllaznisë bën së skuadra kuqeblu të kualifikohet për më tej, ndërsa, një fitore e Barleti Volej bën që ekipi kualifikues të vendoset më një ndeshje të tretë, që sipas kalendarit të FSHV-së, është e planifikuar të luhet në kryeqytet.

Në kampin kuqeblu ka optimizëm për ta mbyllur që sot çështjen e kualikimit, ku volejbollistet kuqeblu janë të karrituara për të marrë fitoren e dëshiruar, dhe të ecin më tej në garën e kampionatit të Superligës, ku sipas shortit, nëse kualifikohet, Vllaznisë i takon të luajë me Skënderbeun e Korçës.

Por, për të shkuar deri atje, vajzat kuqeblu kanë nevojë për mbështetjen e tifozërisë shkodrane. Për këtë shoqata e volejbollit Vllaznia për femra bën të ditur se hyrja për të ndjekur këtë ndeshje është falas.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img